Drejtori i Përgjithshëm i Burgut në Kosovë Sokol Zogaj është sulmuar mëngjesin e sotëm duke u dhunuar nga disa persona, teksa po dilte nga banesa e tij. Zogaj ka marr lëndime në kokë, por që gjendja e tij është e mirë, jashtë rrezikut për jetën.
“Mund ta konfirmoj se ai ka kërkuar ndihmë pas plagëve të marra në kokë. Është jashtë rrezikut për jetën dhe gjendja e tij aktuale është stabile.
Mbetet që pacientit t’i bëhen ekzaminime shtesë për të parë nëse ka lëndime më të thella” tha për Zerin, zëdhënësi i QKUK-së.
Ministria e Drejtësisë së Kosovës ka reaguar duke dënuar aktin e dhunës, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorëve.

I dhunuari Sokol Zogaj
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com