Kosovë, dy zyrtarë të Ministrisë
së Jashtme përplasen fizikisht

Kosovë, dy zyrtarë të Ministrisë<br />së Jashtme përplasen fizikisht
Dy zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës janë përfshirë në një përleshje fizike. Ngjarja e pazakontë kan ndodhur këtë të premte, pasi dy zyrtarët kishin disa mosmarrëveshje mes tyre.

Sipas mediave kosovare Sekretari i përhershëm i MPJ-së, Fitim Sadiku, ka sulmuar fizikisht një zyrtar tjetër të ministrisë që drejtohet nga Enver Hoxhaj.  Sipas mediave ky rast ka përfunduar tani në Policinë e Kosovës, e cila po heton për ngjarjen

Lajmi për rrahjen e dy zyrtarëve të MPJ-së kosovarë është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Ka ndodhur një mosmarrëveshje mes dy personave dhe ka kaluar në përplasje fizike në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Prishtinë. Personat e përfshirë janë marrë në pyetje nga Policia e Kosovës dhe janë liruar, pas urdhrit të prokurorit”, deklaroi ajo.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri