Kosovë, fshati me dy shtëpi
dhe me vetëm 4 nxënës shkolle

Kosovë, fshati me dy shtëpi<br />dhe me vetëm 4 nxënës shkolle
LIPJAN - Në Kosovë ekziston një fshat në të cilin jetojnë vetëm dy familje. Bëhet fjalë për fshatin malor Plitkoviç të komunës së Lipjanit, i cili ka vetëm dy shtëpi me familje.

Kjo për shkak se banorët e fshatit e kanë braktisur atë me kohë. Është Nazmi Kelmendi i cili tregon për mediat kosovare, kohën kur në fshat kishe më shumë banorë.

Në shkollën e fshatit tashmë vijojnë mësimet vetëm katër nxënës. Ish-banorët e këtij fshati thonë se kjo nuk do të ndodhte nëse do të ishin kushtet më të mira ekonomike.

Sipas mediave kosovare, më herët në këtë fshat kanë jetuar 80 familje, por nga ana tjetër, edhe banorët e mbetur po mendojnë ta braktisin fshatin.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë, s’lejon votuesit me ID të skaduar, Omonia akuza Ramës: Mbi 6 mijë zgjedhës privohen nga vota

Zgjedhjet në Himarë, s’lejon votuesit me ID të skaduar, Omonia akuza Ramës: Mbi 6 mijë zgjedhës privohen nga vota