Kosovë, gazetarët protestë
para Kuvendit kundër Kodit Penal

PRISHTINE- Gazetarët e Kosovës do të protestojnë sot para dyerve të Parlamentit të Kosovës, të indinjuar me miratimin e Kodit të ri Penal të Kosovës, i cili, sipas përfaqësuesve të gazetarëve, cënon lirinë e shprehjes.

“Protesta ka për qëllim kundërshtimin e Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës, me anë të të cilit gazetarët bëhen përgjegjës për vepra penale dhe detyrohen që të zbulojnë burimet e tyre”, thuhet në komunikatën e Asociacionit të Gazetarëve Profesionistë të Kosovës, raporton RTK.

Kuvendi i Kosovës miratoi tre ditë më parë Kodin Penal të Republikës së Kosovës, ku Neni 38 kërkon zbulimin e burimeve kur gazetari shkruan për vepra penale, si degradimi i integritetit seksual, ofrimi i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç, përvetësimi në detyrë, marrja dhe dhënia e ryshfetit.
Për Asociacionin Profesionist të Gazetarëve në Kosovë Kodi Penal i votuar nga Kuvendi është një veprim antidemokratik dhe i paparë në asnjë vend me standarde evropiane, të cilat pretendon t`i arrijë Kosova.
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 18 Shkurt, 07:09

    Sulmet nga politika, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?



×

Lajmi i fundit

Papa Françesku dhe javët e fundit para shtrimit në spital: Kam karakter të vështirë! Sëmundja e neglizhuar, mesha në të ftohtë dhe vështirësitë në frymëmarrje

Papa Françesku dhe javët e fundit para shtrimit në spital: Kam karakter të vështirë! Sëmundja e neglizhuar, mesha në të ftohtë dhe vështirësitë në frymëmarrje