Kosovë, granatë dore në godinën
 e qeverisë,kontrolle nëse ka tjetë

Kosovë, granatë dore në godinën<br /> e qeverisë,kontrolle nëse ka tjetë
Një alarm për bombë është dhënë mesditën e sotme në Prishtinë nga punonjësit e zyrës së Administratës Pensionale të Kosovës, raportojnë mediat e Kosovës.Sipas policisë, ka qenë një granate dore ajo që është gjetur, ndërkohë që vijojnë kontrollet për ndonjë tjetër.

 
Mësohet se mjeti është gjetur në një tualet, por ai është larguar nga agjentet e policisë .
 
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe njësiti i qenve K-9 që do të bëjë një kontroll të ndërtesës. Policia ka rrethuar menjëherë zyrën e Administratës Pensionale të Kosovës në goditën e qeverisë, te ndërtesa e ish-Rilindjes në Prishtinë.
 
Ky lajm u konfirmuar edhe nga zëdhënësja në Policinë Rajonale në Prishtinë, Flora Ahmeti. Ajo ka thënë se policia ka dale në vendin e ngjarjes dhe ka verifikuar mjetin e dyshuar.
 
Alarmi mësohet se është dhënë rreth orës 11:00 dhe forcat e policisë mbërritën në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë një kontroll me të imtësishëm të godinës.

kosove alarm per bombe

kosove alarm per bombe

kosove alarm per bombe

kosove alarm per bombe


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri