Kosovë, i burgosuri djeg dhomën
e  qelisë, rrezikojnë disa persona

Kosovë, i burgosuri djeg dhomën<br />e  qelisë, rrezikojnë disa persona
Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Kosovë, ku një i burgosur i ka vënë zjarrin dhomës së burgut, duke rrezikuar jetën e tij, por edhe të të burgosurve të tjerë.

Mediat kosovare bëjnë me dije se ishte i burgosuri K. B., i dënuar për vrasje me 35 vite burg, i cili pas rishqyrtimit i është zvogëluar në 12 vite, i ka vënë flakën dhomës së burgut. 

"Pas kontrollit të mjekëve që kanë konstatuar se gjendja shëndetësore e të burgosurve është e mirë, ata janë kthyer në Pavijon. Për rastin në fjalë është njoftuar Policia në Istog e cila i ka filluar hetimet ndërsa i dënuar K.B. është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë. I dënuari K.B. është vizituar disa herë nga KMDLNj dhe raporti i KMDLNj –së ka rekomanduar që i dënuari K.B. të trajtohet në Q.K.U.K ngase është vlerësuar si rast psikiatrik që kërkon trajtim të vazhdueshëm në institucionet përkatëse shëndetësore shkaku se Shërbimi Shëndetësor i Burgjeve nuk ka kapacitet të duhur profesional dhe as kushte për trajtimin shëndetësorë që konsiderohen si të rënda. KMDLNj pas vizitave monitoruese konstaton se Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Shërbimi Shëndetësorë i Burgjeve ka bërë aq sa ka qenë e mundur për trajtimin e të dënuarit K.B. dhe është fat i mirë që ky incident ka përfunduar pa pasoja për jetë të njerëzve, të të dënuarve por edhe stafit  korrektues. KMDLNj e ripërsërit kërkesën për domosdoshmërinë e  ndërtimit të një spitali për trajtimin e personave të privuar nga liria në kuadër të Institucioneve që janë nën përgjegjësi të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Shërbimit Shëndetësorë të Burgjeve i cili do të kishte kuadër të mjaftueshëm profesional dhe kushte për trajtimin e rasteve që cilësohen si të rënda”, thuhet në komunikatën e KMDLNj-së.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre