Në Prishtinë, me iniciativë të Alternativës dhe AKR-së, u zhvillua sot një takim me udhëheqësit e VV-së.
Në takim u diskutua për hapat e radhës në zhbllokimin e situatës së krijuar pas seancës së djeshme në Kuvendin e Kosovës.
Mësohet se të gjithë u dakordsuan se domosdoshmëria e lëvizjes së procesit të konstituimit të Kuvendit është shumë e madhe dhe takimet në mes të VV, LDK, AKR dhe Alternativa do të vazhdojnë me intensitet të shtuar.
Ndërsa, në orët e pasdites u takuan udhëheqësit e koalicionit LAA.
Në këtë takim partitë e koalicionit caktuan anëtarët e grupit punues politik dhe atij programor me VV, si dhe arritën harmonizimin e qëndrimeve të koalicionit LAA, për prioritetet qeverisëse të Kosovës duke u dakorduar për intensifikim të dialogut me VV prej fillimit të javës së ardhshme.
Pas dakordimit për platformën qeverisëse partitë e LAA dhe VV do të jenë të hapura për të krijuar koncenzusin e nevojshëm për qeverisjen e re dhe temat e rëndësisë së veçantë për Kosovën.
Pjesëmarrës në takime nga partitë politike ishin: Mimoza Kusari – Lila dhe Ilir Deda (Alternativa), Behgjet Pacolli, Korab Sejdiu (AKR), Isa Mustafa (LDK), Albin Kurti dhe Dardan Sejdiu (VV). /Telegrafi
/Shqiptarja.com