Kosovë, Lista Serbe ngrinë
komunikimin me presidentin Thaçi

Kosovë, Lista Serbe ngrinë<br />komunikimin me presidentin Thaçi<br>
Lista serbe i ka dërguar një letër Thaçit, ku shkruhej se "nuk ka bërë asgjë për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, edhe pse është nënshkrues i saj". Përveç kësaj lista serbe ka ngrirë çdo formë të komunikimit me Hashim Thaçin.

Në letër shkruhej se Hashim Thaçi, ka bërë dallime lidhur me pakicën etnike serbe, kërkohet angazhim në lidhje me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Lista serbe pretendon se , gjatë zgjedhjeve lokale në Partesh, Thaçi ka punuar kundër interesave të subjekteve politike serbe, duke angazhuar edhe “agjentë” për arritjen e qëllimit.

"Me ndihmën e bashkëpunëtorit tuaj, Elmi Reçica dhe strukturave ende jo të shuara të ShIK-ut, po punoni në rrëzimin e një përfaqësuesi legjitim të Listës Serbe, me qëllim që të sillni të dërguarin tuaj në krye të komunës, Nenad Cvetkoviq", shkruhej në letrën e Listës Serbe.

Lista serbe, shprehte pakënaqësinë, për parregullsitë rreth përdorimit të gjuhës serbe dhe gjuhëve të komuniteteve të tjera që janë pakica etnike.

Në këtë letër, shkruanin se komunikimi me Presidentin Thaçi mund të rivendoset vetëm atëherë kur  të ndalen "praktikat e ndërhyrjeve kundër interesit të pakicës serbe".

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë