PRISHTINE- Ligji për Gjykatën Speciale, ai kundër pjesëmarrjes në luftërat terroriste dhe ligji për FSK-në do të jenë tre ligjet e para që do të shqyrtohen në Kuvendin e Kosovës. Këtë tha Isa Mustafa në fjalimin e tij të parë si Kryeministër, pasi mori detyrën nga paraardhësi i tij në detyrë Hashim Thaçi.
“Kemi marrë përgjegjësinë në një situatë të ndjeshme për Kosovën. Do të jemi të përkushtuar në zhvillimin ekonomik, integrimin evropian. Shprehim përkushtimin tonë që me përgjegjësi t’i kryejmë obligimet si qeveri. Do të bashkëpunojë me presidenten Jahjaga dhe me të gjithë përfaqësuesit institucionalë dhe politikë”, ka thënë kreu i qeverisë Mustafa gjatë mbledhjes së parë të qeverisë.
Ai do të jetë kryeministri i 6-të i Kosovës dhe udhëheqës i 21 ministrive pjesë e koalicionit PDK-LDK dhe partitë minoritare.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO