Kosovë, në janar në fuqi kodi
telefonik ndërkombëtar +383

Kosovë, në janar në fuqi kodi<br />telefonik ndërkombëtar +383
Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve (ITU) ka ndarë kodin telefonik +383 për Kosovën, pas një marrëveshjeje të arritur në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përtelekomunikacionin, me lehtësimin e BE-së, që u përmbyllë javë më parë.

Autoritetet në Kosovë marrjen e kodit e kanë konsideruar arritje historike për fushën e telekomit dhe kanë thënë se “kodi telefonik fuqizon subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës”.

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ka konfirmuar se Kosova është bërë me kod telefonik ndërkombëtar +383.

“Bëjmë me dije opinionin se ITU në pajtim me marrëveshjen e telekomit ka publikuar kodin telefonik për Kosovën. Ky lajm përbën një të arritur historike për fushën e telekomit dhe fuqizon subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës”, thuhet në deklaratën me shkrim të ministres Tahiri.

Edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se me marrjen e kodit telefonik përfitimet ekonomike të Republikës së Kosovës do të jenë milionëshe.

“Republikës së Kosovës i është alokuar kodi telefonik ndërkombëtar +383. Kosova ka shënuar një arritje të madhe duke bërë një hap të rëndësishëm në kompletimin e elementeve të shtetësisë. Ndarja e kodit telefonik ndërkombëtar e forcon sovranitetin dhe subjektivitetin e shtetit. Përfitimet ekonomike të Republikës së Kosovës do të jenë milionëshe”, ka thënë kryeministri Mustafa.

Ai ka bërë të ditur se në pjesën e parë të vitit 2017, do të mund të realizohen thirrjet e para me kodin e ri telefonik.

Aktualisht, në Kosovë ekzistojnë tre operatorë të telefonisë mobile dhe fikse, të cilët shfrytëzojnë kode të huaja ndërkombëtare.

Telefonia mobile "Vala" shfrytëzon kodin e Monakos (+377), ajo e IPKO-s kodin e Sllovenisë (+386), kurse telefonia fikse shfrytëzon kodin (+381) të Serbisë.

Përdorimi i këtyre kodeve sipas drejtorit të PTK-së, Agron Mustafa, ka shkaktuar kosto të lartë, të cilat tani do të eliminohen.

“Deri më sot, si telekom, ne emër të shfrytëzimit të kodit telefonik të Monakos kemi paguar 200 milionë euro të cilat kanë shkuar në drejtim të telekomit të Monakos. Në të ardhmen për një periudhë të caktuar së paku 100 milionë euro mund të ndalen në vend dhe të investohen në projekte të ndryshme brenda vendit”, ka bërë të ditur Mustafa.

Në bazë të marrëveshjes për telekomunikacionin, Kosova ka marrë kodin ndërkombëtar +383, nga ITU, pas një kërkesë që i ka parashtruar Serbia.

Derisa, bazuar në këtë marrëveshje, Kosova obligohet që të japë një leje të përkohshme dhe të kufizuar për një operator të telefonisë mobile serbe, MTS.d.o., e cila thuhet se do të duhet të regjistrohet sipas Ligjeve të Republikës së Kosovës./REL

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Vuani nga diabeti? Ja 6 frutat që ju ndalohen kategorikisht dhe 4 të tjerat që duhet t’i konsumoni

Vuani nga diabeti? Ja 6 frutat që ju ndalohen kategorikisht dhe 4 të tjerat që duhet t’i konsumoni