Kosovë/Për vitin 2017 s'parashikohet
taksë mbi Rrugën e Kombit

Kosovë/Për vitin 2017 s'parashikohet<br />taksë mbi Rrugën e Kombit
Qeveria e Kosovës, në të kundërt, nuk ka ndërmend të vendosë taksë për rrugën e Kombit. Por kjo vetëm për vitin e ardhshëm, pasi nuk fshihet synimi për ta rishikuar vendimin më vonë.

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, është shprehur se as gjatë vitit 2017, qeveria e Kosovës nuk është duke planifikuar vendosjen e ndonjë takse për shfrytëzimin e autostradës “Ibrahim Rugova”, nga fshati Gjurgjicë e deri në pikën kufitare në Morinë.

Së paku deri në fund të vitit 2017 nuk po planifikohet të vendoset ndonjë taksë për shfrytëzimin e autostradës. Të them të drejtën, aktualisht nga Gjurgjica e deri në Morinë janë 60 kilometra autostradë dhe sikur tani të shpallim një tender, besoj se nuk do të kemi ndonjë ofertë serioze. Kështu që po presim edhe pak”, ka thënë ministri.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri