Policia e Kosovës ka shtuar sot masat e sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Një numër prej rreth 20 pjesëtarësh të njësisë speciale dhe policë të tjerë kanë zbarkuar sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka deklaruar se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi prania e policëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës është rutinë e shtimit të masave të sigurisë dhe bëhet edhe në kuader të kthimit të emigrantëve.
“Pas zhvillimeve të fundit, por edhe me ardhjen e shumtë të bashkatdhetarëve në Kosovë, Policia ka ndërmarrë shtimin e masave të sigurisë dhe prania e policëve në Aeroport është vetëm rutinë dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”, ka deklaruar Hoxha.
Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com