Mbrëmjen e djeshme është plagosur me armë zjarri në Komoran të Kosovës vëllai i deputetit Rexhep Selimi. Islam Selimi ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Komoran të Drenasit, të premten në mbrëmje.

Sipas medieve në Kosovë, bazuar te informacionet nga policia, Selimi i ka shkuar në shtëpinë e një personi dhe është përleshur fizikisht, ndërsa ai e ka qëlluar më pas me armë zjarri.

Autori është arrestuar, ndërsa Islam Selimi është dërguar në spital në Prishtinë për mjekim dhe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

d.b/shqiptarja.com