Kosovë, qarkullon një video
pornografike për zv. guvernatorin

PRTISHTINË - Miliona videove pornografike u është shtuar edhe një nga Kosova: ajo është titulluar me emrin e Zëvendësguvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Lulzim Ismajli. Aty shihet një çift teksa bënë seks oral. Lançuesit e kësaj videoje pretendojnë se personazh i videos është Lulzim Ismajli me një bashkëpunëtore të tij.

I kontaktuar nga Express, Ismajli thotë se bëhet fjalë për një fushatë shantazhi ndaj tij. “Nuk jam unë në atë video. Videoja u është dërguar edhe familjarëve të mijë të ngushtë, por kjo që po ndodh është shantazh ndaj meje”, ka thënë Ismajli të enjten. Megjithëse pretendon të jetë nën shantazh, ai nuk ka përmendur ndonjë emër se në lë dyshon se po e shantazhin.
 
Lulzim Ismajli thotë se ka denoncuar rastin në Policinë e Kosovës, që kur vërejti që i është keqpërdorur kredit kartela, prej së cilës ka hequr dorë, por edhe tani kur në faqet pornografike shpërndahen video me emrin e tij.

Policia e Kosovës nuk ka bërë asnjë koment për rastin zëvendësguvernatorit Lulzim Ismajli, por ky institucion nuk ka dhënë përgjigje zyrtare. Megjithatë, gazeta përmes burimeve të saj ka kuptuar se rasti është çelur në polici dhe gjithçka po hetohet.
 
Ndryshe, ditë më parë raportoi se Lulzim Ismajlit i ishte përdorur kredit kartela dhe identiteti i tij për të blerë video pornografike. Ismajli nuk e pati mohuar rastin, por tha që videot nuk i ka blerë ai, por dikush që ia ka klonuar kartelën e tij të krediti.
 
lulzim ismajli fotoja

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet