Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, kryeministri Ramush Haradinaj ka shkruar se qeveria do të jetë tërësisht e zotuar që ky rast do të ndriçohet, ndërsa ka theksuar se do të zbardhet kt rast dhe çdo kërkesë e familjes Dehari do të realizohet.
Statusi i Kryeminisrit Ramush Haradinaj në Facebook:
EDHE UNË JAM ASTRITI
Bashkëndjejë me familjarë, miq, e kolegë të familjes Dehari e poashtu edhe qytetarë të cilët po protestojnë sot në kërkim të ndriçimit të rastit Dehari.
Si Kryeministër, zotohem se Qeveria e Kosovës me kapacitetet e saj do të bëjë gjithçka që ky rast të ndriçohet. Çdo kërkesë e familjes Dehari do të realizohet. Drejtësia për Astritin do të ndodhë!
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com











