Kosovë, reporterët pa Kufij
mirëpresin kthimin e Kodit

Kosovë, reporterët pa Kufij <br />mirëpresin kthimin e Kodit
PRISHTINE- Reporterët pa Kufij përshëndetën kthimin në Kuvend të Kodit të ri Penal të Kosovës nga ana e presidentes Atifete Jahjaga, e cila kërkoi  rishqyrtimin e neneve që kërcënojnë lirinë e shtypit.

"Ne përshëndesim këtë vendim nga presidentja, e cila ka treguar se është e vëmendshme ndaj shqetësimeve të gazetarëve vendas dhe komunitetit ndërkombëtar," ka thënë organizata për lirinë e shtypit.

"Implikimet e rrezikshme të ligjit në formën e tanishme më në fund janë pranuar nga niveli më i lartë”, ka thënë organizata duke shtuar se do të mbetet vigjilente dhe do ta ndjekë për së afërmi debatin parlamentar.

“Është jetike që gazetarët të gëzojnë mbrojtje ligjore dhe të mos jenë subjekt i i dënimeve penale pse po e kryejnë punën e tyre. Presidentja duhet të ndjekë të gjitha mjetet brenda mandatit të saj për të mbrojtur organizatat mediatike nga presionet ligjore, që nuk bëjnë gjë tjetër, pos që forocojnë vetë-censurën”, vlerëson grupi Reporterët pa Kufij.

Dy nenet e kontestueshme janë neni 37 dhe 38, janë cilësuar si “përpjekje për të heshtur gazetarinë hulumtuese”. Nenet në fjalë kanë të bëjnë me sanksionimin e shpifjes dhe zbulimin e burimit të informacionit në rastet kur bëhet fjalë për procedime kriminale.
(sg/europaelire/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Cilët janë sot patriotët dhe atdhetarët dhe kush meriton të festojë Pavarësinë?

Cilët janë sot patriotët dhe atdhetarët dhe kush meriton të festojë Pavarësinë?