Kosovë, rritja e korrupsionit
shqetësim për integrimin në BE
Rritja në masë të madhe e korrupsionit po cilësohet si një njollë e zezë për të ardhmen evropiane të Kosovës. Në raportin e Kosova ka zënë vendin e 111-të në botë për korrupsionin më të lartë.
PRISHTINË - Rritja në masë të madhe e korrupsionit po cilësohet si një njollë e zezë për të ardhmen evropiane të Kosovës. Ditë më parë, Instituti Demokratik i Kosovës, (KDI) dhe Transparency International Kosova (TIK) kanë publikuar “Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit 2013”, ku Kosova ka zënë vendin e 111-të në botë me korrupsionin më të lartë.
Shoqëria civile ka reaguar ashpër, duke kritikuar institucionet e vendit, të cilat, sipas tyre, kanë krijuar ligje të dobëta për parandalim të korrupsionit. Avni Zogiani, drejtor në organizatën “Çohu”, ka thënë se institucionet e Kosovës kanë krijuar ligje të dobëta dhe këtë e kanë bërë qëllimisht.
Sipas tij, politika ka interesa nga korrupsioni, prandaj nuk ka asnjë iniciativë për ta ndryshuar këtë situatë. Zogiani ka thënë se organizata “Çohu” ka dhënë sugjerime grupeve punuese të ligjbërësve, mirëpo këta të fundit, sipas tij, i kanë injoruar ato totalisht.
“Mënyra si janë bërë ligjet, e sidomos Ligji për Konfiskimin e Pasurisë e kanë pamundësuar parandalimin e korrupsionit. Ne këtë e kemi bërë të qartë. Natyrisht se ka edhe aspekte të tjera të rëndësisë së madhe të cilat i kemi propozuar, mirëpo vazhdimisht propozimet tona janë injoruar nga institucionet e Kosovës”, ka thënë ai për Zërin.
Më tej, Zogiani ka thënë se për ndalimin e korrupsionit, ka plot mënyra, por, siç ka thënë ai, duhet nisur nga krijimi i një pushteti të fortë të pavarur në këtë fushë. ”Gjyqësia, por edhe Agjencia Kundër Korrupsionit deri sot nuk kanë pasur ketë pavarësi. Prandaj ka dështuar kjo luftë për largimin e korrupsionit”, ka thënë Zogiani.
Edhe Kenan Tora, koordinator i projekteve në organizatën “Fol”, ka thënë se pasi që Kosova renditet në vendin e 111-të në “Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit” për vitin 2013 të publikuar nga Transparency International, është mjaft shqetësuese, sepse tregon për rritjen e perceptimit kundrejt nivelit të korrupsionit.
Sipas tij, organizata “Fol” beson se rritja e transparencës dhe llogaridhënies janë mjete shumë efektive për të luftuar korrupsionin.
Në anën tjetër Astrit Kolaj, zëdhënës në këtë Ministri, ka thënë se Ministria e Drejtësisë në bazë të kompetencave që ka dhe në bazë të planit strategjik për hartim të legjislacionit, ka hartuar një numër të madh të ligjeve që kanë të bëjnë me luftimin e korrupsionit.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.1%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4196
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02