Kosovë, serbët në veri duan
fletëvotime pa logo të shtetit
Fletëvotimet me logo të Republikës së Kosovës janë bërë tani shkas që anëtarët e Komisioneve Komunale Zgjedhore në veri të Kosovës të refuzojnë të nënshkruajnë kontratat me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ata kërkojnë garanci se fletëvotimet që do të përdoren në veri të Kosovës me 3 nëntor të mos kenë asnjë shenjë të shtetit të Kosovës.
PRISHTINE- Fletëvotimet me logo të Republikës së Kosovës janë bërë tani shkas që anëtarët e Komisioneve Komunale Zgjedhore në veri të Kosovës të refuzojnë të nënshkruajnë kontratat me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ata po kërkojnë garanci se fletëvotimet që do të përdoren në veri të Kosovës me 3 nëntor të mos kenë asnjë shenjë të shtetit të Kosovës. Anëtarët e organit të zgjedhjeve kanë thënë se fletëvotimet janë aprovuar të premten me specifika të shtetësisë së Kosovës.
Diçka që nuk ka qenë e përfshirë në bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës në Bruksel ka dalë si problem i ri sa i përket organizmit të zgjedhjeve në veri. Tani rreth 15 anëtarë komunalë zgjedhorë serbë po kërkojnë garanci që as fletëvotimet që do të përdoren me 3 nëntor në zgjedhjet lokale të mos identifikohen me Republikën e Kosovës.
Për këtë arsye mësohet se prej një jav ata po refuzojnë të nënshkruajnë kontratën me organin qendror të zgjedhjeve. Betim Gjoshi, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës në
KQZ ka thënë se deri më tani nuk ka pasur ndonjë problem me Komisionet Komunale Zgjedhore në veri.
Ndërsa, Alban Krasniqi nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se anëtarët e KKZ-ve që po refuzojnë të nënshkruajnë kontratat duhet të zëvendësohen. Ai ka kërcënuar se nëse fletëvotimet në veri do të shtypen pa simbole të Republikës së Kosovës rasti do të dërgohet në Kushtetuese.
Deri më tani mësohet se autoritet kosovare kanë refuzuar t’i përgjigjen pozitivisht kësaj kërkesë së serbëve më arsyen se porosia për fletëvotimet bëhet gjithnjë me të njëjtin format.
Megjithatë ende nuk është vendosur se çfarë do të bëhet me anëtarët e KKZ-ve që po refuzojnë të nënshkruhen kontratat me organin e zgjedhjeve dhe nëse porosia për shtypjen e fletëvotimeve do të jepet me dy lloje fletëvotimesh, siç po kërkojnë aktualisht këta zyrtarë serbët të veriut.
Rreth kësaj deri më tani nuk ka dhënë ndonjë sqarim as misioni i
OSBE-së i cili do të ketë rol lehtësues në organizmin zgjedhjeve lokale në veri.
Marrë nga "RTK"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.5%
-
Jo
30.4%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3700
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44