Kosovë-Serbi, çmimi i policave
të sigurimeve si me Maqedoninë

Kosovë-Serbi, çmimi i policave<br />të sigurimeve si me Maqedoninë
PRISHTINE- Në takimin e ardhshëm mes delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë, do të arrihet marrëveshje rreth rregullimit të policave të sigurimeve kufitare mes dy vendeve, duke marrë për bazë modelin që aplikohet mes Kosovës dhe Maqedonisë.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri e cila kryeson delegacionin e Kosovës në bisedimet me Serbinë, ka thënë për "Kosovapress" se ata vazhdimisht kanë kërkuar nga BE-ja që të ndikoi te pala serbe për të arritur një marrëveshje që ofron zgjidhje afatgjate për çështjen e policave të sigurimeve, përkatësisht uljen e çmimeve.

“Në takimin që patëm me 17 janar ka pasur përparime në drejtim të përafrimit të qëndrimeve që do të ketë një marrëveshje mirëkuptimi midis Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të Byrosë së Sigurimeve të Kosovës si përfaqësues legjitim i industrisë së sigurimeve, dhe Asociacionit të Sigurimeve të Serbisë. Dhe, ky memorandum do të ndjekë modelin siç e ka Kosova me Maqedoninë dhe me këtë rast do të ketë ndikim në uljen e çmimeve si dhe në lehtësimin me të mirë të lëvizjes së qytetarëve”, tha Tahiri.

Tahiri ka shtuar se Serbia me herët kishte kundërshtuar një ide të tillë, dhe kishte qëndrimin për tarifa të larta të polisave, derisa, qëndrimi i palës kosovare ishte i kundërt, që polisat të jenë me të ulëta.

Këtë marrëveshje do ta garantoi Bashkimi Europian, pasi sipas Tahirit kjo marrëveshje po realizohet në kuadër të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, ku garantues është BE-ja.

Takimi i radhës është me 25 dhe 26 janar dhe pritet të nënshkruhet draft-marrëveshja nga tre palët, Kosovë-BE-Serbi dhe pritet të konfirmohet nga dy kryeministrat në takimin e 27 janarit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar