Kosovë-Serbi, gjatë janarit do të
bëhen 3 takime të reja në Bruksel

Kosovë-Serbi, gjatë janarit do të<br />bëhen 3 takime të reja në Bruksel
PRISHTINË - Kosova dhe Serbia gjatë janarit 2014 pritet të zhvillojnë tre takime të tjera në Bruksel, një në nivelin e lartë të kryeministrave dhe dy të grupeve punuese për zbatimin e marrëveshjes.
 
Takimi i raundit të 21 i kryeministrave Hashim Thaçi e Ivica Daçiç pritet t’i japë zgjedhje çështjes së drejtësisë, ndërsa  grupet punuese javën e ardhshme do të diskutojnë çështjen e inaugurimit të strukturave komunale në veri të dala nga zgjedhjet lokale në Kosovë  e nga fund i i muajit për çështjen e telekomit, sipas burimeve në Prishtinë.
 
Në mbledhjen e fundvitit të Qeverisë kosovare, kryeministri Hashim Thaçi tha se dialogu me fqinjët tanë ka vazhduar me synimin e ngritjes dhe pranimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
 
“Që nga viti 2011, kur edhe ka filluar dialogu me Serbinë, janë arritur marrëveshje të shumta, të cilat kanë prodhuar rezultate të prekshme për shtetin tonë, si në përmirësimin e jetës së qytetarëve, ashtu edhe në avancimin e integrimeve evropiane për Kosovën”, ka theksuar ai.
 
Kosova dhe Serbia në procesin e dialogut drejt normalizimit të marrëdhënieve, të kryesuar nga BE-ja e mbështetur nga SHBA, në nivel të lartë mes kryeministrave Thaçi dhe Daçiç  në vitin 2013 kanë zhvilluar 17 raunde, nga gjithësej 20 që nga takimi i parë në Bruksel në 19 tetor 2012.
 
Në takimin e 19 prillit është bërë parafimi i Marrëveshjes së Brukselit.
 
Zv/kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka deklaruar në shtypin e sotëm në Prishtinë, se dialogu në Bruksel gjatë vitit 2014 do të përqendrohet në zbatimin e plotë, efektiv dhe me kohë të marrëveshjes së Brukselit të datës 19 prill 2013, si dhe marrëveshjeve nga dialogu teknik.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane