Kosovë-Serbi,McAllister:Normalizimi
i marrëdhënieve s'arrihet me dhunë

Kosovë-Serbi,McAllister:Normalizimi<br />i marrëdhënieve s'arrihet me dhunë
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, David McAllister, tha se negociatat për anëtarësimin e Serbisë në BE kërkojnë lëvizje të vazhdueshme drejt marrëdhënieve më të mira me Kosovën.
 
"Normalizimi i marrëdhënieve duhet të shkojë në dobi të qytetarëve të Serbisë dhe Kosovës dhe është thelbësor për ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në rajon", tha McAllister për gazetën serbe Kurir, shkruan Europa e Lirë.
 
I pyetur nëse BE do t'i bëjë presion Prishtinës për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe, McAllister tha se "BE nuk do ta detyrojë as Serbinë, as Kosovën që të ndërmarrin nismën".
 
"Beogradi dhe Prishtina flasin për marrëdhëniet e ardhshme, ndërsa BE i ndërmjetëson. Normalizimi i qëndrueshëm i marrëdhënieve nuk do të arrihet kurrë me dhunë, por me pajtimin e të dyja palëve", tha McAllister.
 
Ai po ashtu përshëndeti, siç tha, nismën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të nisur dialog të brendshëm për Kosovën.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre