Kosovë- Shqipëri, 1 vit nga mbledhja
e dy qeverive, takimi i ri në mars

Kosovë- Shqipëri, 1 vit nga mbledhja<br />e dy qeverive, takimi i ri në mars
Para një viti, në qytetin e Prizrenit është mbajtur mbledhja e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, e vlerësuar historike.

Por, këtë vit ata do të takohen në fund të muajit mars. Lajmin e pati konfirmuar zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pas një takimi të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, dhe atë të Shqipërisë, Edi Rama.

Pas mbledhjes së përbashkët të qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë në 11 janar 2014, në ceremoninë e organizuar te Shtëpia e Lidhjes Shqiptare në Prizren, ishte bërë nënshkrimi zyrtar i Dokumentit për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet dy shteteve dhe marrëveshjeve tjera mes dy qeverive. 


Marrë nga RTK

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf