Kosovë,studentë e profesorë bëhen
bashkë,thirrje Apelit:Lironi 4 aktivistët

Kosovë,studentë e profesorë bëhen<br />bashkë,thirrje Apelit:Lironi 4 aktivistët<br>
Sot në mesditë, një grup i studentëve e profesorëve, para Bibliotekës Kombëtare, kanë vendosur një baner, me të cilin i bëhet thirrje Gjykatës së Apelit - që do të mbaj seancën me 22 shkurt për 4 studentët aktivistë, Adea Batushën, Egzon Halitin, Atdhe Arifin, Frashër Krasniqin - të Lirojë Studentët!  Në aktivitet u prononcuan studentja, Arlinda Gashi, dhe profesori në fakultetin e Arkitekturës, Egzon Bajraktari.

Në prononcim Arlinda Gashi ndër të tjera tha se “Gjykimi ndaj katër aktivistëve nuk është vetëm gjykim ndaj tyre por është i të gjithë neve si shoqëri. Nuk është veç  çështje e tyre si individë, as veç e një subjekti politik, këtë rast Vetëvendosje-s , por e çdo qytetari në Republikën e Kosovës.”

Studentja u bëri thirrje edhe organizatave tjera studentore, atyre jo-qeveritare, e nismave qyetare që të reagojnë e të dalin në mbrojtje të studentëve, aktivistë. “Sot është momenti i fundit kur organizatat studentore, nismat qytetare, organizata jo qeveritare do të duhej të reagonin në mbrojtje të studentit e qytetarit të Republikës së Kosovës. Ne si qytetarë, si studentë, si njerëz konsiderojmë se e kemi për obligim të reagojmë deri në vendosjen e një sistemi të drejtë. Jemi këtu që të kërkojmë drejtësi e liri për studentët”, kështu tha në fund ajo.

Ndërkaq profesori Egzon Bajraktari tha “Në emër të profesorëve dhe studentëve të Universitetit të Prishtinës, të cilët nuk pajtohen me dënimin e studentëve tanë jemi mbledhur këtu që të shprehim mospranimin tonë me vendimin e gjykatës për dënimin e tyre, dhe i bëjmë thirrje gjyqësorit që të anulojë këtë vendim të padrejtë”.

“Ka vend edhe për revoltë e protestë. Kështu që edhe në rastin hipotetik kur studentët tanë mund të shprehin revoltën e tyre shteti dhe gjyqësori ynë, do duhej të tregonte aftësi që ta pranojë e ta paqetojë atë revoltë, e të mos e shkelmojë rininë me denime të pajustifikuara e drakonike”, shtoi ai më tutje. Baneri kishte edhe zinxhirë për të simbolizuar shkeljen e cungimin e lirisë, që po u bëhet studentëve.

Ky aktivitet ishte kurorëzim i disa aktiviteteve radhazi të studentëve, gjatë ditës së djeshme, ku në shumë vende u vendosën banera me kërkesën për Lirimin e Studentëve. Këto postera u vendosën në fakultetet e Arkitekturës, Bujqësisë, Muzikës, Juridikut, në Konvikte, e në Qendrat Studentore.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)