Kosovë, sulmohen gazetarët
në veri, asnjë s'i mbron

Kosovë, sulmohen gazetarët<br />në veri, asnjë s'i mbron
MITROVICE- Sulmet ndaj gazetarëve në veri të Mitrovicës nuk kanë të ndalur. Drejtues të Shoqatës së Gazetarëve të Mitrovicës, kanë apeluar tek organet kompetente që të ndërmarrin masat e duhura për sigurinë e gazetarëve në këtë rajon. Sipas tyre, gazetarët shqiptarë që kryejnë punën e tyre në veri të Mitrovicës, nuk po mbrohen nga askush, madje as nga KFOR-i, EULEX-i e Policia e Kosovës. E në anën tjetër, Policia e Kosovës ka paralajmëruar se do të merren masa disiplinore ndaj të gjtihë atyre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës që veprojnë në veri të Mitrovicës, e që nuk u binden urdhërave të zinxhirit komandues.

Rasti i fundit i sulmit të protestuesve serbë ndaj gazetarit të Agjencisë Kosovapress dhe atij të Koha Ditore është reflektimi më i mirë i gjendjes së brishtë në veri të vendit.

Madje protestuesit serbë, sulmin ndaj dy gazetarëve shqiptarë e kanë bërë në prani të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, e ky fakt po i brengosë më së shumti gazetarët që punojnë dhe veprojnë në atë pjesë të Kosovës.

Gazetarët Alidin Damati dhe Musa Mustafa, të enjten ishin duke mbuluar protestën në veri të Mitrovicës, kur u sulmuan nga një grup huliganësh serbë, duke i fyer ata në baza nacionale.
(sg/telegrafi/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Refleksionet e historianit të njohur: Ismail Qemali e mori flamurin e Pavarësisë të qëndisur me fije ari prej Naços, i cili e mbante në duart e veta, por sot kësaj dite mbetet enigmë

Refleksionet e historianit të njohur: Ismail Qemali e mori flamurin e Pavarësisë të qëndisur me fije ari prej Naços, i cili e mbante në duart e veta, por sot kësaj dite mbetet enigmë