Kosovë, Thaçi fton zyrtarisht
serbët të votojnë më 3 nënto
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, zyrtarisht në emër të qeverisë i ka ftuar serbët që të marrin pjesë në zgjedhjet e 3 nëntorit. Thaçi në mbledhjen e ekzekutivit që e ka mbajtur të mërkurën deklaroi se pjesëmarrja në zgjedhje e të gjitha komuniteteve është një mundësi e mirë për të gjithë qytetarët dhe të ardhmen e tyre.
PRISHTINE- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, zyrtarisht në emër të qeverisë i ka ftuar serbët që të marrin pjesë në zgjedhjet e 3 nëntorit.
Thaçi në mbledhjen e ekzekutivit që e ka mbajtur të mërkurën, deklaroi se pjesëmarrja në zgjedhje e të gjitha komuniteteve është një mundësi e mirë për të gjithë qytetarët dhe të ardhmen e tyre.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se nga baronesha Catherine Ashton me rastin e këtyre zgjedhjeve ka kërkuar ekipe vëzhguese në ditën e votimit.
“Pjesëmarrja e tyre në zgjedhje është një mundësi e re, është një garanci e përbashkët se do ta ndërtojmë Kosovën tonë bashkërisht”, tha Thaçi.
Kurse, drejtuesit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, thonë se organizimi i zgjedhjeve në veri të Kosovës do të jetë një sfidë për
KQZ-në dhe institucionet e tjera, pasi që në atë pjesë të vendit për herë të parë pritet të marrin pjesë partitë politike serbe.
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdeta Daka, tha se zgjedhjet në veri do të organizohen nga KQZ-ja dhe do të ndihmohen nga OSBE-ja.
“Natyrisht që është sfidë se për herë të parë organizohen zgjedhjet atje. Është situata specifike politike në atë pjesë. Natyrisht që ka ndërhyrje të ndryshme. Mos të ishte situata specifike ne nuk ish dashur që në të bashkëpunojmë as më
OSBE-në, as të lidhet marrëveshje me Serbinë, as asgjë. Po të ishte si pjesa tjetër e Kosovës, shumë më lehtë do të ishte”, tha Daka.
Ajo ka sqaruar se OSBE-ja, në masë të madhe do të ndihmojë në votimin jashtë Kosovës.
Autoritetet kosovare kanë shprehur bindjen se zgjedhjet e nëntorit do të jenë të suksesshme.
Kryetarja e KQZ-së, Daka, theksoi se fletëvotimet për zgjedhjet e 3 nëntorit do të jenë të njëjta për të gjitha komunat.
Sipas saj, pavarësisht kërkesave të mundshme lidhur me ndryshimet në fletëvotimeve, një gjë e tillë nuk do të pranohet dhe se as në diskutimet në Bruksel nuk është lejuar të flitet për atë çështje.
Njohësit e proceseve zgjedhore në Kosovë kanë konsideruar se organizimi i zgjedhjeve në veri ose edhe ndihma në atë drejtim nga OSBE-ja, është normale në rast se nuk cenohen dispozitat kushtetuese dhe ligjore të Republikës së Kosovës.
Marrë nga "Radio Evropa e Lirë"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
63.4%
-
Jo
33.6%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 4201
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40