Kosovë,Thaçi: Mandatin e tretë
do rrisim 100% të rrogave

Kosovë,Thaçi: Mandatin e tretë<br />do rrisim 100% të rrogave
KOSOVE- Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, ka premtuar se në mandatin e tretë të qeverisjes së tij, rrogat do të rriten me 100%, ndërsa këtë vit, 82 mijë punonjës e  2 mijë minatorë do të përfitojnë rritje page. Sipas Thaçit vendimi për rritjen e pagës së punonjësve dhe minatorëve do të bëhet i ditur të hënën e ardhshme, më datë 10 mars dhe do të hyjë në praktikë muajin e ardhshëm.

“Zotohem se për mandatin e tretë, rritja do të jetë 100%. “Jam i bindur e po përgatitemi me ekspertët, që për mandatin e tretë të bëhet rritja, pra çdo vit me nga 25% të rritjes. Është edhe mundësia e rritjes 50% plus 50%”- tha Kryeministri.
 
Kreu i qeverisë së Kosovës ka bërë të ditur se ka para për rritjen e rrogave, vetëm se këto fonde duhen menaxhuar.

​“Tashmë në vitin e 7 të qeverisjes, kemi rritur dy herë pagat dhe tani do të jetë rritja tjetër. Vendimi zyrtar do të bëhet të hënën. Ekspertët vendorë e ndërkombëtarë janë duke finalizuar vendimin, ndaj nuk dua të spekuloj rreth kësaj. Është e sigurt se 82 mijë punëtorë dhe 2 mijë minatorë tani, do të ketë rritje të pagave”- ka thënë Thaçi, në një intervistë për televizionin RTV21.

Thaçi ka thënë se vendimi për rritjen e pagave nuk ka qenë electoral dhe se këtë e tregon edhe rritja prej 50% që  ka bërë në fillim të këtij mandati. Kryeministri kujton se nga viti 2000-2007, asnjë qeveri nuk ka bërë rritje pagash.

Redaksia Online
(ak/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan