Kosovë, Thaçi riformaton qeverinë
Ikin ministrat e skandaleve
Kryeministri Hashim Thaçi po diskuton me partnerët e koalicionit për riformatim të Qeverisë, pak muaj para mbajtjes së zgjedhjeve nacionale në Kosovë.
PRISHTINE - Vetëm pak muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi pritet të riformatojë qeverinë. E përditshmja Zëri raporton se kreu i ekzekutivit po diskuton me partnerët për ndryshimin e disa ministrave dhe zëvendësministrave, të cilët nuk kanë pasur performancë të kënaqshme apo kanë qenë të përfshirë në skandale të ndryshme. Diskutimet për riformatim i ka konfirmuar edhe zëvendëskryeministri Behxhet Pacolli.
Kryeministri Hashim Thaçi po diskuton me partnerët e koalicionit për riformatim të Qeverisë, pak muaj para mbajtjes së zgjedhjeve të pergjithshme në Kosovë. Lajmi raportohet nga e përditshmja Zëri që i referohet burimeve brenda ekzekutivit, sipas të cilëve kreu i qeverisë ka vendosur të zëvendësojë disa ministra e zëvendësministra, të cilët nuk kanë pasur performancë të kënaqshme dhe kanë qenë të përfshirë në skandale të ndryshme.
Po sipas këtyre burimeve, reformatimi bëhet me qëllim të përmirësimit të imazhit të ekzekutivit. Edhe partneri i koalicionit i kryeministrit Thaçi, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, i cili njëherit është edhe lider i AKR-së, ka konfirmuar për gazetën “Zëri” se kanë vendosur të zëvëndësojnë disa ministra e zëvendësministrave, me figura të reja politike.
“Është e vërtetë se jemi duke diskutuar me kryeministrin për riformatimin e Qeverisë. Sigurisht se me këtë rast do të ketë ndërrime të posteve të ndryshme, përfshirë ministra e zëvendësministra, ku posti i secilit mund të përfshihet në këtë ndryshim dhe mund t’iu them se askush nuk e ka pozitën të sigurt në Qeveri”, ka pohuar Pacolli.
Sipas tij, në poste të ministrave do të emërohen profesionistët, duke filluar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, e cila po udhëhiqet nga një ushtrues detyre (pas zgjedhjes së Mimoza Kusari- Lilës në krye të Gjakovës), por edhe të ministrive të tjera.
Ndërsa bashkëpunëtori më i afërt i kryeministrit Hashim Thaçi, ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka thënë se nuk ka ndonjë informacion nëse do të ketë riformatim të qeverisë. Ndërkaq analistët në Prishtinë, thonë se ndryshimi i disa ministrave nuk ndryshon asgjë në mënyrën e qeverisjes, e aq më pak kur ato bëhen në vitin e fundit të mandatit qeverisës.
Marrë nga gazeta ZëriRedaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4358
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kur Berisha drekonte me Xhorxh Soros, Filantropi: Jam shumë i lumtur që njerëz të mbështetur nga fondacioni, janë të asociuar edhe me Saliun (VIDEO)
28 Janar, 22:43
-
New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin që të fitojë kohë
28 Janar, 22:32
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22