Dy persona janë vravë në fshatin Shaptej të Komunës së Deçanit, mbrëmjen  e kësaj të enjte.

Mësohet se vrasja është kryer nga pjesëtarë të familjes Lushaj të po këtij fshati, pasi mes dy familjesh kishte një konflikt të mëparshëm.

Viktimat nga kjo vrasje e dyfishtë në Deçan, janë Burim dhe Ragip Ramaj.

Dyshohet se vrasja ka ndodhur pas një konflikti të mëparshëm mes familjeve Lushaj dhe Ramaj.

Një person është arrestuar si i dyshuar për vrasjen dhe një tjetër është në arrati.

Në rast i ngjashëm vrasjeje për hakmarrje, ka ndodhur edhe në Gjakovë. Të martën tre persona Valon dhe Ilir Islamaj e Zef Krasniqi u vranë në Çarshinë e Gjakovës, si pasojë e një konflikti mes familjesh që kishte nisur më herët.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com