Kosovë, Vulin dhe Stefanoviç të
Serbisë vizitojnë sot Mitrovicën

BEOGRAD - Kryetar i Kuvendit të Serbisë  Nebojsha Stefanoviç dhe ministri serbe për Kosovën Aleksandër Vulin do të vizitojnë Kosovën. Mediet serbe njoftojnë se këta zyrtarë do të bisedojnë me studentë të Fakultetit Filozofik.
 
Vulin dje, duke folur për Kosovën ka thënë se derisa të ekzistojë Serbia, Kosova nuk do të bëhet anëtare e OKB-së, shkruan Koha.
 
Beogradi zyrtar disa herë ka theksuar se Mitrovica veriore do të jetë selia e Bashkësisë së komunave serbe që do të krijohet pas raundit të dytë zgjedhjeve që do të mbahen edhe në veri. Zyrtarë të lartë serbë kanë qenë të përfshirë në fushatën e këtyre zgjedhjeve dhe  kanë përkrahur haptas kandidatët e Listës “Srpska”.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet