Festimet me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës do të vijojnë edhe përgjatë ditës së sotme. Kuvendi i Republikës së Kosovës zhvilloi në mesditë një seancën solemne, pikërisht për nder të 1 dekade pavarësi.
Mes të ftuarve, ku morën pjesë ish-ambasadori i SHBA, William Walker apo dhe kongresmeni Eliot Engell, krahas shumë personaliteteve nga vende të huaja të cilët kanë kontribuuar për Kosovën e pavarur, ishin të ftuar edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Presidenti Ilir Meta kryetari i PD, Lulzim Basha si dhe ish-kryeministri Sali Berisha.
/Shqiptarja.com

Ndërkaq, një orë me vonë, u zhvillua parakalimi i trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Parakalimi i cili nisi në orën 13.00, u mbajt në sheshet “Nëna Terezë” dhe “Zahir Pajaziti” në qendër të Prishtinës.
[gallery]25595[/gallery]
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO