Presidenti Bajram Begaj ka ndarë një urim për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës duke vlerësuar arritjet e saj në këtë moment të rëndësishëm. Begaj shpreh përuljen dhe mirënjohjen për të gjithë ata që kontribuuan në lirinë e saj, si edhe ndaj SHBA-ve e Perëndimit për mbështetjen e palëkundur.

Në fund, ai përmbyll me një thirrje për të ecur përkrah në rrugën drejt BE-së.

“Gëzuar Kosovë!

Në këtë 18-vjetor, Kosova është më e fortë, me institucione demokratike të konsoliduara dhe me më shumë njohje ndërkombëtare.

Përulje dhe mirënjohje për ata që sollën lirinë!

Mirënjohës ndaj miqve dhe partnerëve tanë strategjikë, SHBA-së dhe bashkësisë perëndimore, për mbështetjen e fuqishme ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

Le të ecim bashkë drejt BE-së më të bashkuar se kurrë!

Bashkë, jetë e mot!”, shkruan Begaj në rrjetet sociale.


Lajmi kryesor:

Shqipëria uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë! Rama: Keqardhje që s’mund të jem sot në manifestimin popullor për katër pengjet e UÇK-së