Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio i ka shprehur urimet popullit të Kosovës me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë.
Në mesazhin e publikuar në Departamentin e Shtetit, Rubio shkruan se “Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në mbështetjen e tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, dhe mezi presim të zgjerojmë lidhjet ekonomike që do të rrisin prosperitetin e të dy kombeve tona”.
Po ashtu Rubio thekson se vlerëson mbështetjen e Kosovës për përpjekjet e SHBA-së për t’u përballur me sfidat globale dhe mirëpresim -thotë ai- udhëheqjen e saj si Anëtare Themeluese e Bordit të Paqes.
“Ndërsa Kosova shënon këtë përvjetor të rëndësishëm, mezi presim një bashkëpunim edhe më të fortë në vitet në vijim. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me Kosovën ndërsa ajo vazhdon të ndërtojë një të ardhme të sigurt dhe të begatë”, mbyllet mesazhi i Rubios.
Komente












