Kosova 7 vjeçe, Mustafa: Pres që
azilkërkuesit të rikthehen si më 1999

Kosova 7 vjeçe, Mustafa: Pres që<br />azilkërkuesit të rikthehen si më 1999
Kosova shënon sot 7 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Në Ditën e Pavarësisë, Kuvendi i Kosovës po zhvillon edhe një një seancë solemne e cila ka nisur në orën 15:00, kohë kur para shtatë vitesh, në 17 Shkurtin historik 2008, u mblodh për shpalljen e shtetit të ri evropian, të njohur deri tani nga 108 shtete anëtare të OKB-së.

Ndërkohë, në gjithë Kosovën po vazhdojnë festimet institucionale e gjithëpopullore.

Për kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, kosovarët nuk e ndërrojnë lirinë e tyre me azilin, kjo sipas tij u pa me kthimin masiv në vitin 1999, ku shumë kosovarë lanë vendet e Evropës për t'u kthyer në shtëpitë e tyre. 

Ora 15:35 Isa Mustafa: Varfëria dhe krimi i lartë i krimit janë sfida para nesh.
"Popullit të Kosovës i është dashur të sakrifikojë për të arritur ditën e Pavarësisë. Duhet t’i nderojmë ata që u flijuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Varfëria dhe krimi i lartë i krimit janë sfida para nesh. Duhet t’i zgjidhim këto. Duam të ndërtojmë një shtet që të flakim skamjen e korrupsionin. Do të punojmë për ët vënë rende e ligj për të siguruar shtet të së drejtës. Të gjithë ne do të respektojmë votën e ligjin. Kemi program konkret për përmirësimin e jetës së qytetarëve. Realizimi i këtij programi do të ndikojë në rritjen ekonomike dhe do të hapë perspektiva të reja. Do reformojmë sektorin publik. Do të reformojmë sistemin e pagave. Vëmendje do t’i kushtohet edhe procesit të integrimit. Kosovarët nuk janë popull që jetojnë me ndihma. Kosovarët në 1999 nuk e këmbyen lirinë e tyre me azil. Qeveria synon që procesi i dialogut të jetë pozitiv për të dy vendeve. Kjo do të thotë njohjen respektove të të dy vendeve dhe integrimin e Kosovës."- tha Mustafa.


Ora 15:15 Kadri Veseli: Duhet të shohim rrugën që kemi bërë
Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në seancën solemne me rastin e 7 vjetorit të pavarësisë, tha se pa sundim të ligjit s'do ketë përparim në integrimet evropiane, nuk do të ketë siguri për qytetarët dhe as investime të huaja që ndikojnë në jetën tonë.

Veseli shtoi se Kosova gjatë këtyre viteve ka ecë përpara në zhvillimin ekonomik por vend për mburrje nuk ka sepse vazhdojmë të përballemi me sfida të mëdha.

"Duhet të shohim rrugën që kemi bërë, rritja ekonomike ka ecuar para. Duhet të vijojmë të punojmë me aleatët se vetëm kështu duhet të ecim përpara. Për këtë ne kemi mbështetur edhe dialogun me Serbinë. Kosova do të dalë e fituar nga ky dialog.  Kosovën ta heqim nga lista e vendeve ku ka probleme. Pa sundim të ligjit askush nuk do të investojë.Ne nuk kemi dilema për vlerat tona. Kosova është një tregim i suksesit. Kosova nuk do të jetë vend që do të gjenerojë ekstremizëm toleranca është parimi ynë. Më 5 Mars 1998 e kuptuan se lufta kishte vetëm një synim, lirinë. Bota dhe Kosova po përjetonte një ngjarje madhështore. Respektim dhe nderim për të gjithë ata liderë botërorë që u rreshtuan përkrah Kosovës." - tha kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. 

Ora 13:32 Festimet për Pavarësinë në Prishtinë “të vakta” 
Qindra qytetarë kanë dalë në sheshin e Prishtinës, me rastin e 7 vjetorit të pavarësisë. Sheshet e kryeqytetit kosovar janë mbushur nga qytetarë të shumtë të cilët në mungesë të organizimit të aktiviteteve festive duket teksa vetëm shëtisin përgjatë bulevardit.

Situata në shesh paraqitet monotone dhe e vetmja pjesë gjallëruese janë tingujt muzikorë nga grupe këngëtarësh, që performojnë në shesh me muzikë tradicionale popullore.
Disa qytetarë shprehen se pas 7 viteve shtet, nuk janë të kënaqur me shndërrimin që ka pësuar vendi. Qytetarët përmendnin krizën e rëndë sociale, mungesën e zhvillimit ekonomik dhe ikjet e qytetarëve gjatë periudhës së fundit, si protestë për gjendjen e rëndë në vend.

Duke patur parasysh këtë situatë, ka dhe qytetarë që e justifikojnë komunën e Prishtinës, për mos organizimin e aktivitete në ditën e pavarësisë.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot