Kosova aplikon për UNESCO
anëtarësimi pritet në nënto

Kosova aplikon për UNESCO<br />anëtarësimi pritet në nënto
Kosova aplikon për anëtarësim në organizatën e Kombeve të Bashkuara UNESCO, anëtarësimi pritet në nëntor.

“Sapo aplikuam për anëtarësi në UNESCO, agjencionin e OKB për arsim, shkencë dhe kulturë”, - bën të ditur zv/kryeministri i parë e ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Ky veprim vjen pas një konsultimi me partnerë dhe pas 130 takimeve me delegacione të UNESCO-s që kemi zhvilluar vetëm këtë vit”, - thekson ai.

Është ky një hap që fuqimisht zgjëron interaksionin tonë global”, - vlerëson kreu i qeverisë së Kosovës.

Presim që në nëntor të hyjmë në këtë organizatë shumë të rëndësishme”, - është paralajmërimi i kryediplomatit kosovar, Thaçi.

Ndërsa, më pas kryeministri Isa Mustafa bëri të ditur se ishte njoftovar nga Ministria e Punëve të Jashtme se Kosova ka aplikuar për anëtarësim në UNESCO.

“Përgëzoj ministrin e Jashtëm, ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për një punë të madhe dhe me përkushtim”, është shprehur ai.

Në takime me liderë evropianë dhe botërorë kam marrë zotime se Kosova do të përkrahet fuqishëm në këtë proces. Jemi zotuar, po ashtu , se edhe ne do të përmbushim detyrimet tona ndaj bashkësisë ndërkombëtare. Ky është një zhvillim i rëndësishëm diplomatik për Kosovën”, - thekson Mustafa.

Kosova, shteti më i ri evropian, me pavarësinë e shpallur para shtatë vitësh, në 17 shkurtin historik 2008, deri tash është njohur nga mëse 110 vende anëtare të OKB -së. /ATSH/

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës