3 doza vaksine për të hyrë në Kosovë! Gjici: Të rishikohet, penalizohen kuksianët, shpresoj të reflektojë Qeveria kosovare

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici ka shprehur zhgënjimin në lidhje me vendimin e qeverisë së Kosovës për të mos lejuar askënd të hyjë në territorin e saj pa 3 doza të vaksinës anti-COVID, ose të ketë dy doza, por dhe një test negativ të vlefshëm për 48 orë. Gjici tha se kjo penalizon kukësianët të cilët kanë marrëdhënie pune dhe biznesi në Prizren dhe në qytete e tjera të Kosovës, ndërsa bën të qartë se shqetësimin e tyre do ia përcjellë përmes një letre qeverisë së Kosovë dhe asaj shqiptare. Gjici ka thënë se qytetarët e Kukësit, Hasit e Tropojës janë shumë të lidhur me Kosovën, sidomos Prizrenin.

“Padiskutim që bashkia është në mbrojtje të banorëve të Kukësit, pasi shumë prej tyre kanë lidhje me Kosovës dhe kjo më duket një vendim i shfrenuar. Uroj që qeveria ta rishikojë këtë vendim sepse ndëshkon shumë qytetarët e Kukësit dhe Tropojës. Do nisim një shkresë për problemin edhe qeverisë tonë dhe të Kosovës dhe shpresojmë të ketë një vendim për heqjen e masave kufizuese. Kur një kuksian i ka dy vaksinat dhe nuk ka mbushur ende afatin kohor për të bërë të 3-ën nuk mund të penalizohen”, tha Gjici.

Kryebashkiaku i Kukësit, Gjici foli edhe për marrëveshjet e arritur mes dy qeverive më herët për të lehtësuar kalimin e personave në zonat kufitare në Kosovë dhe Shqipëri si dhe mos pasja nevojë për një lejë punë për të punuar. Gjici tha se këto marrëveshje janë respektuar që në fillim nga ana e tyre, por nuk e kanë parë këtë gjë nga pala kosovare.

“Ne kemi pasur disa marrëveshje për t’i lehtësuar në aspekte të tjera sidomos për banorët në zonën kufitare, që do të kalonin lehtësisht pa asnjë lloj dokumenti. Edhe për të punuar duhej leje pune dhe këto marrëveshje lehtësuan shumë pasi u hoq. Lehtësimet e bëra nga marrëveshjet ne i kemi respektuar dhe zbatuar të parët, por nuk e shohim këtë gjë nga ana e Kosovës”, tha Gjici.

Një ditë më parë qytetarët e Kukësit protestuan në pikën kufitare të Morinës pikërisht për masat shtesë antiCOVID të Kosovës, të cilët kërkojnë heqjen e tyre pasi bërja e një testi çdo dy ditë u kushton shumë. Edhe pas protestës qeveria e Kosovës nuk ka bërë hapa pas sa i përket lehtësimit të lëvizjes dhe për të hyrë në territorin e Kosovës. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, qeveria e Kosovës ka ashpëruar masat pasi në vend është pësuar një rritje e ndjeshme e rasteve të reja si dhe e pacientëve të shtruar nëpër spitale.

Me masat e reja për shkak të rritjes së rasteve me variantin Omicron, asnjë qytetarë i huaj nuk mund të hyjë në Republikën e Kosovës pa pasur tri doza të vaksinës, ose një test PCR negative të vlefshëm për 48 orë.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kola: 25/01/2022 14:25

    Zoti Gjici! Ligji eshte ligj jo rrumpalle si tek ne,bravo Kosova.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Prej 5 qershorit të bllokuar në hapësirë, astronautët e NASA-së mesazh për Krishtlindjen

Prej 5 qershorit të bllokuar në hapësirë, astronautët e NASA-së mesazh për Krishtlindjen