Kosova ashpërson masat kundër-COVID për të kaluar kufirin, protestë në doganën e Morinës: Të hiqet doza e tretë dhe tamponi PCR! Protestuesit tentojnë të bllokojnë rrugën

KUKËS- Dhjetëra qytetarë në Kukës kanë zhvilluar një protestë në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Shqipëri-Kosovë, ku kërkojnë heqjen e pengesave për lëvizjen e lirë të shtetasve shqiptarë në drejtim të Kosovës. Kjo pasi me hyrjen në fuqi të masave të reja anti-COVID, në Kosovë, kërkohet që qytetarët të kenë kryer tre doza vaksinimi, ose nëse kanë bërë vetëm dy doza duhet të paraqesin edhe një tampon PCR të 48 orëve të fundit. Sa i takon testit PCR, ato thonë se ai kushton 30 euro dhe ka një kosto për lëvizjen e tyre.

Një vendim i tillë nuk është mirëpritur nga qytetarët e Shqipërisë, të cilët për arsye të ndryshme u duhet të udhëtojnë në Kosovë për shkaqe familjare, shëndetësore, turistike, biznesore e studimore. Protestuesit  kanë tentuar që të ndalojnë kalimin e shqiptarëve nga Kosova për në Shqipëri. Për të qetësuar situatën ka ndërhyrë policia, ndërsa protestuesit kanë debatuar edhe me efektivët.

Edhe pas protestës qeveria e Kosovës nuk ka bërë hapa pas sa i përket lehtësimit të lëvizjes dhe për të hyrë në territorin e Kosovës. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, qeveria e Kosovës ka ashpëruar masat pasi në vend është pësuar një rritje e ndjeshme e rasteve të reja si dhe e pacientëve të shtruar nëpër spitale. Me masat e reja për shkak të rritjes së rasteve me variantin Omicron, asnjë qytetarë i huaj nuk mund të hyjë në Republikën e Kosovës pa pasur tri doza të vaksinës, ose një test PCR negativ. Të shumta kanë qenë reagimet pasi Kosova njoftoi masat e reja anti-covid nga qytetarë por edhe nga shtete fqinje si Maqedonia e Veriut e cila kërkoi rikthim të masave paraprake.

Kujtojmë se me hyrjen në fuqi të vendimit, dhjetëra qytetarë të Shqipërisë janë kthyer nga autoritetet doganore të Kosovës në Vermicë. Për shtetasit e Republikës së Kosovës që nuk i kanë dy doza të vaksinës janë të detyruar të kryejnë karantinim shtëpiak, për një periudhë prej shtatë ditësh që nga hyrja në territorin e Kosovës.

Përmes një mbledhjeje online, për shkak të rritjes së infektimeve me COVID, qeveria e Kosovës ka vendosur që ora policore do të jetë nga ora 22:00 deri në orën 05:00. Më herët ora policore niste që në 00:00. Nuk do të lejohen grumbullimet mbi 30 persona në ambientet e brendshme, ndërsa klubet e natës do të vijojnë të jenë të mbyllura. Sakaq, ndalohet organizmi i festave, dasmave, si edhe pritja në ceremonitë mortore. Baret dhe restorantet do të lejohet të punojnë deri më 21:00, ndërsa muzika duhet të ndalohet që 20:30, nga 21:30 që ka qenë deri më tani.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:54
Deputetja e PS kundër vendimit të Kurtit: Shqipëria edhe në karantinë s'i ndaloi qytetarët e Kosovës të hynin në vendin tonë

1643054364_gertaduraku.jpg

Deputetja e PS, Gerta Duraku, ka reaguar pas protestës së sotme nga kuksianët për masat anti-COVID të vendosur nga qeveria e Kosovës. Duraku thekson se Shqipëria nuk i ka vendosur  asnjë masë Kosovës, madje as në kulmin e pandemisë, dhe se uron dhe shpreson që qeveria e Kosovës të reflektojë në mënyrë që të mos penalizojë kuksianët dhe gjithë shqiptarët me vendimin e saj.

"Shqipëria nuk vendosi kurrë asnjë kusht për qytetarët e Kosovës, madje as në kohen e karantinës së madhe. Uroj dhe shpresoj që qeveria e Kosovës ta rishikojë këtë masë që penalizon rëndë banorët e qarkut Kukës dhe qytetarët shqiptarë në përgjithësi duke i diskriminuar ata përtej çdo lloj arsye dhe llogjike."-shkruan Duraku në rrjete sociale.

Ora 14:11
Qeveria e Kosovës nuk ndryshon qendrim edhe pas protestës në Morinë: Masat janë ashpërsuar pasi janë rritur rastet e reja me COVID dhe të shtruarit në spitale

Qeveria e Kosovës nuk ka bërë hapa pas sa i përket lehtësimit të lëvizjes dhe për të hyrë në territorin e Kosovës edhe pas protestës së zhvilluar në doganën e Morinit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, qeveria e Kosovës ka ashpëruar masat pasi në vend është pësuar një rritje e ndjeshme e rasteve të reja si dhe e pacientëve të shtruar nëpër spitale.

'Për masat e fundit kundër COVID-19 të ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Shëndetësisë e Kosoves shpjegon se:

Të gjitha masat e ndërmarra kanë qenë rezultat i analizës së rregullt të situatës epidemiologjike në vend, konsultimeve me profesionistët shëndetësor dhe Komisionin këshill-dhënës lidhur me COVID-19, të cilat janë trajtuar në Komitetin për koordinim dhe vlerësim lidhur me COVID-19, ku përfaqësohen institucionet përgjegjëse për menaxhimin e situatës me COVID-19.

Vendimi nuk kërkon domosdoshmerisht dëshminë e vaksinimit me tri doza të vaksinës për të hyrë në Kosovë, duke pasur gjithashtu mundësinë e hyrjes me dy doza bashkë me praninë e testit negativ RT PCR jo më të vjetër se 48 orë, rregull qe eshte praktikuar edhe nga shtete te tjera. 

Vendimi parasheh lehtësim për ata me tri doza të vaksinës, për shkak të rrezikut dukshem më të ulët për t’u infektuar, derisa shtetasit e Republikës së Kosovës mund të hyjnë në vend duke qenë të vaksinuar vetëm me dy doza, pa pasur nevojën e prezantimit të testit negativ RT PCR, dhe po ashtu edhe nëse nuk i kanë dy doza të vaksinës, por duke iu nënshtruar karantinimit shtëpiak për një periudhë prej shtatë ditësh që nga hyrja në territorin e Republikës së Kosovës.

Ministria e Shëndetësisë rikujton se nga mesi i javës së kaluar Kosova ka parë një rritje të shpejtë të raste të COVID-19, duke shkuar deri në mbi 3.000 raste të reja në ditë. Kjo ka ndikuar edhe në rritjen e numrit të pacientëve në spitale, ndërkaq shkalla e lartë e vaksinimit është thelbësore në mënyrë që sistemi shëndetësor të mos mbingarkohet, e në këtë drejtim të minimizojmë rastet e vdekjeve.

Duke pasur parasysh që vendimi për masat kundër COVID-19 vlen për periudhën deri me 04 Shkurt 2022, dhe se bazohet në vlerësimin e situatës së intensitetit të përhapjes dhe kapacitetit të sistemit shëndetësor për t'u përgjigjur, por duke i vlerësuar ato edhe nën dritën e efekteve të këtyre masave që mund të ketë në mirëqenien e përgjithshme të shoqërisë dhe individëve. 

Mekanizmat kundër COVID-19 do të monitorojnë në baza ditore situatën epidemiologjike lidhur me COVID-19 dhe deri në fundin e javës, institucionet tona do të mund të kenë një pasqyrë më gjithëpërfshirëse se cili ka qenë ndikimi i rritje së rasteve të COVID-19 në ngarkesën spitalore dhe në varësi të kësaj, si dhe të numrit të rasteve të reja gjatë ditëve në vijim, të gjitha masat do të mund të rishikohen.'- njofton qeveria e Kosovës.

Ora 10:55
Tensionohet situata në Morinë, qytetarë tentojnë të ndalojnë shoferët nga Kosova, ndërhyn policia

Qytetarët që po protestojnë në doganën e Morinës janë përplasur me policinë, pasi kanë tentuar që të ndalojnë kalimin e shqiptarëve nga Kosova për në Shqipëri. Për të qetësuar situatën ka ndërhyrë policia, ndërsa protestuesit kanë debatuar edhe me efektivët.

Ora 10:30
Protestë në doganën e Morinës, qytetarët: Shkojmë në Kosovë blejmë ushqime, për një thes misër 10 € duhet të paguajmë 30 euro test PCR

Dhjetëra qytetarë po protestojnë në doganën e Morinës kundër masave anti-covid të vendosur nga qeveria e Kosovës për të parandaluar përhapjen e virusit. Qytetarët kërkojnë heqjen e pengesave, pasi ato shprehen se janë në punë dhe nuk u duket e drejtë.

‘Qeveria e Kosovës të heqë të paktën vaksinën e 3-të dhe tamponin. Ne kemi njerëz tanë atje. Në Kombin tonë na dalin pengesa, ne kemi shumë pengesa. OBSH thotë të lehtësohen lëvizjet e lira e mundësisht të hiqen krejt. Unë e kam gjithë farefisin në Kosovë, çdo kuksianë ka njerëz të vet në Kosovë, boll 40 vjet nuk u pamë edhe sot të mos shkojmë në Kosovë.’- tha një qytetar.

‘Për një thes misër që bën 10 euro, duhet më pagujt 30 euro test PCR.’- u shpreh një qytetar.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 24/01/2022 23:34

    Kosovar hesapi imagjino te ken me shume ne dore keta u bini kot serbeve ne qaf se me shume kan bo serbet per keta se ne. Keta jan kriju si shtet destabilizues ne ballkan nese sdo kishte kosov ballkani do ishte lule.

    Përgjigju
  • Termeti: 24/01/2022 16:05

    Ju lumte kuksianeve qe shkateruan traun per kosovaret!

    Përgjigju
  • Taulant: 24/01/2022 14:47

    Testi kushton o qeveria e Kosoves. Njerezit qe kane pune nuk shkojne 1 here ne vit ne Kosove dhe po shpenzojne atehere per testin, u duhet te kalojne cdo jave apo me shpesh. Pastaj vendimet nuk merren sot per neser sikur i bene qeveria e Kosoves, u jepet kohe njerezve te informohen dhe te marrin edhe dozen e trete nderkohe nese u duhet te kalojne shpesh ne Kosove. A thua doza e trete do e ndaloje pandemine dhe do shpetoje Kosova?!

    Përgjigju
  • Ola: 24/01/2022 11:07

    Mes shqiptareve nuk mund te ket kufizime dhe nese vendosen duhet bllokuar kufiri qe askush mos kaloj.Jemi peng i nje politike te flliqur qe i ndan shqiptaret ne vend qe ti bashkoj.Cfardo vendimi te mari qeveria nga njera ane apo tjetra nuk duhet te ket efekt per shqiptaret por per te huajt.Turp per qeverin e Kosoves qe ndan shqiptaret

    Përgjigju
  • Vin: 24/01/2022 11:01

    Haha mire tua bej un the tju kerkoj 4 doza ,çdoni andej.

    Përgjigju
  • Urime: 24/01/2022 09:29

    Ta gezoni albinin patriotin e madh ! Ne fillim refuzonte te merrte vaksina nga shqiperia dhe vaksinat qe i siguroj diaspora e pat gjith ato vdekje. Tani don tre vaksina

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë