Qeveria e Kosovës së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë kanë ashpërsuar masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Sipas mediave kosovare, nga 30 korriku të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që vijnë nga vendet me risk të lartë të infeksionit si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i  Zi dhe Serbia  duhet të vetë-izolohen për 7 ditë në banesat e tyre.

Gjithashtu nga 30 korriku të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, qytetarët me leje qëndrimi e leje qëndrim të përkohshme që dalin jashtë territorit të Republikës së Kosovës dhe nuk kthehen brenda 48 orëve  duhet të dëshmojnë gjendjen e tyre shëndetësore me anë të tamponit, në të kundërtën detyrohen  të vetë-izolohen për 7 ditë në banesat e tyre.