Shpallja e pavarësisë së shtetit të Kosovës përbën një moment historik për historinë e re dhe të vjetër të kombit shqiptar. Ai ndryshoi statusin e tij në rajon në marrëdhënie me rendin ndërkombëtar dhe pozitën e tij gjeopolitike. Në të tilla raste, e ke pak të vështirë të shmangësh “inflacionin” e fjalëve. Ngjarja në fjalë është thellësisht cilësia e re që shqiptarët i ofruan “sasisë” së historisë që ata kishin prodhuar për veten dhe rajonin e Ballkanit që nga prishja e Perandorisë Osmane.
Në të tillë përvjetorë thuhen vec fjalë të mira por ndonjëherë është i vlefshëm edhe reflektimi kritik. Delegacioni shqiptar i Kosovës mbëriti në shkurt të 1999 në Paris pas një udhëtimi të gjatë në humbëtirën e historisë. Nuk është thjesht një figurë letrare, të konsiderosh se delegacioni shqiptar dhe ai që vinte nga Beogradi zyrtar në vitin 1999 ishin “të fundit” e një ngjarjeje që hapi punimet në 19 janar 1919. Kjo ishte Konferenca e Paqes të mbledhur pas Luftës së Parë Botërore. Pas 80 vjetësh dukej se ato që u vendosën për shqiptarët në atë konferencë kishin mbetur një “çështje” e hapur.
Në 1919-ën, në Paris, shqiptarët u përfaqësuan nga disa “palë” ku ai më përfaqësuesi ishte delegacioni i miratuar nga Kongresi i Durrësit në dhjetor 1918 dhe që drejtohej nga Turhan Pasha (Kryeministri i qeverisë shqiptare të kohës).
Hasan Prishtina që ishte konsideruar si përfaqësues i Kosovës nuk mori pjesë në delegacionin shqiptar me pretendime që shkojnë deri tek “mungesa e pasaportës”… Mungesa e përfaqësuesit të Kosovës ishte një nga mosmarrëveshjet e politikës shqiptare të kohës që duke ju marrë këmbët vrapoi drejt qëndrës së vendimarrjes planetare për rendin e ri ndërkombëtar që po fillonte pas Luftës së Parë Botërore. Shqiptarët nuk ishin humbës por as fitimtarët e asaj që ndodhi. Ata kishin humbur influencën që ushtronin nga Stambolli dhe Vjena.
Me një elitë drejtuese të papërgatitur dhe të përcarë, kombi shqiptar ndeshi në qëllimet edhe më konfuze të fuqive të mëdha ndaj së ardhmes së tij. Shtetet fqinjë të shqiptarëve në kushtet e reja ndërkombëtare kishin aleatë dhe interesa gjeopolitike. I vetmi fat i shqiptarëve ironikisht ishin mosmarrëveshjet e atyre që donin ti përvetësonin tokat dhe banorët e tyre.
Më 24 shkurt 1919 delegacioni shqiptar doli përpara Keshillit të Lartë të Konferencës në një seancë dëgjimore. Ishte rasti i parë për të zyrtarizuar ekzistencën e shqipatrëve në sistemin ndërkombëtar të Fuqive të Mëdha. Prezantimi nuk ka qenë mbresëlënës. Sharmi i Venizellosit të Greqisë dhe lindja e Jugosllavisë errësonte cdo interes në favor të shqiptarëve në tavolinën e fuqive të mëdha. Në këtë muzg të frikshëm mbi fatin e shqiptarëve nga politika një fuqie të re si ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës erdhi një interesim i cili e tejkaloi parashikimet modeste.
Ky ishte zëri i Presidentit amerikan Uillson. Ndërsa po kthehej në Uashington ai i dërgoi një telegram sekretarit të shtetit Robert Lansing, i cili kryesonte delegacionin amerikan. Aty shkruhej: “Që përpara se të largohesha kisha ndërmend të të shprehja ty dhe kolegëve të mi, interesimin e madh që kam për fatin e Shqipërisë. Druaj se mos, mes morisë së cështjeve të tjera, të cilat mund të të duken më urgjente dhe më të rëndësishme, kësaj cështjeje nuk do ti kushtohet vëmendja e duhur. Të lutem tregohu shumë vigjilent rreth saj”…
Në histori asgjë nuk bëhet asgjë. Shqiptarët fituan ekzistencën por humbën gjysmën e vetes. Kosova ishte cmimi që u pagua. Ai ishte faji i pafajësisë sonë kombëtare përballë historisë. Shqipëria u nda nga Kosova sic ndahen dy vëllezër me fate të ndryshme.
Kosova që në fillim e refuzoi “statuskuonë” e Parisit. Në Shqipëri u krijua Komiteti për Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës që pretendonte se përfaqësonte 150 000 shqiptarë të shpërngulur me dhunë nga spastrimi serb i kohës. Në 13 qershor 1920 një anëtar i Komitetit për Kosovën, Avni Rustemi, vrau në Paris Esat Pashë Toptanin. Ky i fundit ishte përfaqësues tipik i dobësisë së politikës shqiptare të kohës duke bërë tregëti me interesat kombëtare të shqiptarëve.
Kosova u bë ndërgjegja e vrarë e shqiptarëve. Ajo konsiderohej tradhëtia e politikës sa edhe një dëshirë për të ndryshuar të ardhmen. Ajo vazhdoi të ishte e tillë deri në 1999. Ishin përsëri pasardhësit e presidentit Uillson që vazhduan atë që filloi ai.
Sot Republika e Kosovës është “bursa ndërkombëtare” e rajonit. Ajo është një shtet që po shfaqet butësisht dhe në paqe me fqinjët, pa u lodhur të fshijë gjurmët e kohës mbi të. Kosova “lindi” në 1912 së bashku me Shqipërinë. Në 1999, ajo fitoi betejën e vet me historinë që nuk e pranoi si të tillë. Shtetin e Kosovës tanimë e njohin jashtë formalitetit zyrtar edhe ata që nuk e duan. Kosova është shtet ndërveprues në strukturën ndërkombëtare të rajonit dhe nuk do të duhet shumë kohë që vendi i saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara të plotësohet.
Në vitin 1919 askush nuk e mendonte kështu fatin e shqiptarëve. As vetë tradhëtarët.
Aktualisht, po jetojmë ëndrrën e atyre që dhanë jetën për aspiratën kombëtare të kombit shqiptar. Kjo do të thotë se shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Luginën e Preshevës dhe më gjerë kanë një të ardhme të përbashkët.
Shqiptarët nuk janë më efekt sekondar i politikanëve të vet. Pavarësia e Kosovës e ndryshoi në të kundërt këtë raport absurd. Në këtë kuptim, pavarësia e Kosovës është më shumë se një akt juridik.
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 13shkurt 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com