Kosova dështon me demarkacionin
‘vizat’ mbeten peng i ligjit të kufirit

Kosova dështon me demarkacionin<br />‘vizat’ mbeten peng i ligjit të kufirit
Kosova dështoi në 2016 për të arritur konsensusin për ligjin e demarkacionit me Malin e Zi, që i ishte edhe kushti i vetëm për shtetin më të ri për liberalizimin e vizave.

Nesër do të zhvillohet seanca e fundit plenare dhe ligji i vijës kufitare me Malin e Zi nuk është parashikuar në rendin e ditës duke e shtyrë automatikisht për vitin 2017.

Qeveria përmes kryeministrit Mustafa pak javë më parë bëri thirrje për konsensus duke u deklaruar e hapur për një rinegociom, por opozita kërkon që gjithcka të fillojë nga zero.

Vetëvendosje, AAK dhe NISMA janë kundër mënyrës sesi është parashikuar ndarja e kufirit me Malin e Zi, pasi konsiderojnë se po falet tokë.

Por debatet e brendshme do të penalizojnë qytetarët e Kosovës, pasi BE e ka bërë të qartë se nuk do të ketë liberalizim vizash pa miratuar vijën kufitare. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Vuani nga diabeti? Ja 6 frutat që ju ndalohen kategorikisht dhe 4 të tjerat që duhet t’i konsumoni

Vuani nga diabeti? Ja 6 frutat që ju ndalohen kategorikisht dhe 4 të tjerat që duhet t’i konsumoni