BEOGRAD- Kryeministri serb Ivica Daçiç i ka kërkuar ministrit të Jashtëm turk Ahmet Davotuglu që të tregojë maturi kur është fjala për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Ky koment u bë gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm turk në Beograd, ndërsa u takua me homologun e tij Mrkic si dhe kryeministrin Ivica Daciç.

Kryeministri serb bëri thirrje për përmbajtje të Turqisë, kur është fjala për një zgjidhje për çështjen e Kosovës.

Ai tha se qëndrimi politik i Turqisë ishte i një rëndësie të madhe për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, ndërsa Davutoglu vlerësoi se Serbia ishte një "shtet kyç në Ballkan" dhe vlerësoi përpjekjet për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura në mënyrë paqësore dhe përmes bisedimeve. Daçiç theksoi se qëndrimi politik i Turqisë është i rëndësishëm për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor por i ka kërkuar që të mos ndërhyjë në lidhje me Kosovën .

Ndërkaq Davotoglu ka shtuar se erdhi në Beograd për të sjellë një mesazh të partneritetit dhe të paqes. Ai shtoi se temat kryesore të bisedimeve ishin përmirësimi i stabilitetit në rajon, bashkëpunimi ekonomik si dhe përmirësimi i marrdhënieve Beograd-Prishtinë. Pikërisht në këtë moment ka ndërhyrë kryeministri serb, Dacic duke deklaruar se në këtë drejtim Turqia nuk duhet të ndërhyjë.

(jd/sg/shqiptarja.com)