/ATSH-Behlul Jashari/.- Ministria e Financave e Kosovës dhe Banka Botërore - Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim, në një ceremoni sot në Prishtinë, nënshkruajnë Marrëveshjen për financim të Projektit për Reformën Shëndetësore dhe Marrëveshjen për Projektin për Energji Efiçiente - Energji të Ripërtëritshme.
Nga Ministria kosovare e Financave bëjnë të ditur për ATSH-në se, marrëveshjet nënshkruhen nga ministri i Financave Avdullah Hoti dhe nga drejtoresha e Bankës Botërore për Evropën Juglindore Ellen Goldstein.
Në ceremoni do të marrin pjesë edhe shefi i Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, Jan-Peter Olters, ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci, si dhe ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani.
Ceremonia dhe më pas konferenca për media do të mbahen në ambientet e Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës.
/Shqiptarja.com