Kosova dhe Kroacia gati 
bashkëpunimin në fushën e sigurisë

Kosova dhe Kroacia gati <br />bashkëpunimin në fushën e sigurisë<br>
Kosova dhe  Kroacia së shpejti do të nisin një plan për të shkëmbyer përvojat në  fushën e sigurisë në të gjithë territorin e Kosovës.
 
Kjo është bërë e ditur nga ambasadorja kroate në Prishtinë Maria Kapitanoviq, pas një takimi me ministrin e FSK-së, Rrustem Berisha.
 
Gjatë takimit është biseduar se bashkëpunimi ndërmjet vendeve në aspektin e sigurisë është  me një kosto shumë të lirë.
 
Në fjalën e saj ambasadorja Kapitanoviq,  tha se do te vijojnë në të ardhmen marrëveshje të tjera për të rritur bashkëpunimet në fushën e arsimit, në trajtimet profesionale dhe pjesëmarrje në ushtrime ndërkombëtare në fushën e sigurisë.
 
Ndërsa ministri i FSK-së Rrustem Berisha, lidhur me krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës  e ka komentuar si të dobishme për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe se krijimi i saj do të gjejë përkrahje dhe konsensus të plotë në të gjithë vendin, pasi do të ketë edhe përkrahje nga partnerët strategjikë të Kosovës, transmetojnë mediat kosovare.
 
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Dilni nga zona juaj e rehatisë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Dilni nga zona juaj e rehatisë... Çfarë thonë yjet për ju sot