Kosova dhe Serbia sot takohen në Bruksel

Kosova dhe Serbia sot takohen në Bruksel

Ditën e sotme në Bruksel mbahet një takim në mes të shefave të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut, të cilin e ndërmjetëson Bashkimi Evropian.

Zyrtarë nga Bashkimi Evropian nuk kanë dhënë hollësi rreth këtij takimi, duke u arsyetuar se është në nivel të ekspertëve dhe se BE-ja në raste të tilla nuk jep hollësi.

Por, ajo që është konfirmuar nga Bashkimi Evropian është se temë e takimit të sotëm do të jenë çështjet e lidhura me pretendimet financiare dhe pronësore që palët kanë ndaj njëra-tjetrës.

Së pari delegacionet do të kenë takime bilaterale me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialog Miroslav Lajçak e më pas do të kenë takimin e përbashkët.

Kjo formë është bërë tashmë e zakonshme në raundet e dialogut në Bruksel.

Takimi i 10 dhjetorit vjen pas një pauze gjatë së cilës nuk ka pasur takime, për shkak të pandemisë nsë shkaktuar nga Covid-19.  Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të BE-së ka nisur më 2011 në Bruksel.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen