"Në axhendë të këtij takimi ishte përcaktimi i mëtejshëm i rolit lehtësues të OSBE-së në mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale në Republikën e Kosovës që do të mbahen më 3 nëntor 2013, çështja e votimit nga jashtë Kosovës, sipas ligjit për zgjedhjet dhe aspektet që ndërlidhen me azhornimin e listës votuese për katër komunat e pjesës veriore", thuhet në njoftimin e dhënë pas këtij takimi.
Një tjetër pikë e këtij takimi ishte edhe aspekti i informimit dhe sensibilizimet me qëllim të pjesëmarrjes sa më masive të qytetarëve të Kosovës në katër komunat me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës ku për herë të parë qytetarët serbë të asaj pjese do të votojnë për institucionet legjitime të shtetit të Kosovës.
Në këtë kuadër është me rendësi të veçantë informimi për metodën e votimit nga jashtë Kosovës përfshirë për personat e zhvendosur, KQZ në bashkëpunim të OSBE-së janë dakorduar që të organizohen fushata informuese për procedurat e votimit dhe pjesëmarrjen në zgjedhje.
Sa i përket listës së votuesve pala kosovare ka njoftuar se ajo është duke u finalizuar dhe se do të jetë gjithëpërfshirëse dhe synon në ofrimin e të drejtës për të marrë pjesë në zgjedhje të gjithë qytetarëve të Kosovës me të drejtë vote dhe pa dallime sipas ligjit në fuqi të Kosovës dhe standardeve ndërkombëtare.
Marrë nga "Express"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)