Kosova dhe Shqipëria
“sevda” me Turqinë

Kosova dhe Shqipëria<br />“sevda” me Turqinë
TIRANE- Kosova është atdheu ynë i dytë. Kështu është shprehur kryeministri Erdogan përpara qytetarëve të Kosovës. Tre kryeministrat, ai shqiptar, kosovar dhe turk kanë marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të terminalit “Adem Jashari” në Prishtinë.
 
Duket se Kosova dhe Shqipëria janë afruar shumë me Turqinë. Kjo u pa edhe nga deklaratat miqësore dhe vllazërore që përcollën të tre kryeministrat pas inaugurimit të terminalit “Adem Jashari” në Prishtinë. Referuar deklaratave të tyre duket se tre vendet janë afruar shumë me njëra tjetrën duke ofruar edhe një bashkëpunim të frytshëm mes tyre. 
Kryeministri turk theksoi marrëdhëniet miqësore dhe tepër të ngushta mes Turqisë dhe Kosovës duke sjellë krahasime dhe me historinë. Ai u shpreh se në Kosovë ndihet si në shtëpinë e vet. Ai ka deklaruar se “sot po e realizojmë këtë vizitë në Kosovë, që e ndjejnë vetën si në shtëpinë e tyre”.

“Jemi njerëzit me një kulturë, dhe një histori të përbashkët. Mos e harroni këtë, Turqia është Kosovë, dhe Kosova është Turqi”, ka thënë Erdogan. Kryeministri turk ka thënë se Kosova e Turqia janë aq shumë të afërt saqë edhe autori i himnit të Turqisë është nga Kosova, Mehmet Akif Ersoj. “Kosova për në turqit është si atdheu ynë i dytë. Ju sjell përshëndetjet e mia dhe të gjithë turqve. Jemi aq afër njëri-tjetrit sa dhe himni kombëtar. Pra ne njerëzit e këtij rajoni të kaluarën e kemi ndërtuar së bashku, atëherë ashtu si gjyshi e stërgjyshët tanë me shpresën tek Allahu të ndërtojmë bashkë të ardhmen tonë. Për shekuj me radhë kemi jetuar në vëllazëri dhe unitet në këto toka”, tha ai. Erdogan theksoi se nuk mund të durojë dot të shohë Ballkanin të derdhë lot si në të kaluarën ndaj sic theksoi ai, të gjithë duhet të shohin drejt një të ardhme zhvillimi.

“Të dashur prizrenas, të dashur kosovarë, nuk mund të duroj më që në Ballkan, të derdhen më lot. Ti lemë mënjanë diversitetet dhe të zhvillohen me larmi këto diversitete. Tani e kaluara ka mbetur mbrapa. Ne cfarë do të bëjmë nuk do të shikojmë mbrapa, por drejt së ardhmes dhe të përparuarës. Pra mendoj dhe gjykoj që të gjithë së bashku do hedhim hapa drejt së ardhmes. Ne tani duam që rajonin dhe Ballkanin ta shohim si një zonë të paqes, e vëllazërisë, për këtë kemi shembuj dhe nga historia”, theksoi Erdogan.

Rama
Kryeministri shqiptar Edi Rama theksoi rëndësinë e partneritetit strategjik Shqipëri-Kosovë-Turqi, për të mirën e popullit shqiptar dhe atij turk. Duke shprehur mirënjohje për kryeministrin turk, për përkushtimin dhe mbështetjen e tij ndaj shqiptarëve, kryeministri Rama tha se zoti Erdogan është një mik dhe vëlla i pandarë në festa e vështirësi. “Kryeministri Erdogan është miku dhe vëllai ynë i pandarë në ditë me diell arritjesh të bukura si kjo e sotmja, por dhe në kohë të vrenjtura kur miqtë e vërtetë dallohen mbi të tjerët. Askush nuk do ta harrojë përkushtimin dhe mbështetjen e tij të paçmuar për pavarësinë e Kosovës", deklaroi Rama.
 
Shkrimi u publikua sot (24.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Ben Blushi: Çfarë kemi arritur në 112 vjet (një ilaç kundër pesimizmit)

Ben Blushi: Çfarë kemi arritur në 112 vjet (një ilaç kundër pesimizmit)