Kosova dhe Shqipëria arrijnë marrëveshje: A do të hiqet Roamingu në qershor?

Kosova dhe Shqipëria arrijnë marrëveshje: A do të hiqet Roamingu në qershor?

Kuvendi i Kosovës  në muajin qershor të vitit të kaluar ka miratuar rezolutën për heqjen e tarifave të roamingut në mes Kosovës dhe Shqipërisë. Nga atëherë e deri më tash nuk është bërë ndonjë hap konkret për heqjen e kësaj tarife. Mirëpo, duket se gjatë muajit të ardhshëm qytetarët e këtyre dy shteteve do te flasin mes vete pa tarifa.

Tarifat e romingut në telekomunikim ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë duke se do të marrin fund shumë shpejt.

Heqja e këtyre tarifave pritet të ndodh  gjatë muajit qershor të këtij viti.

Kosova dhe Shqipëria ditë më parë kanë rënë dakord që procesi i reduktimit të tarifave të fillojë nga data 15 qershor 2019, fillimisht nëpërmjet aplikimit të modelit RLAH+, reduktim i cili do të sjellë efekte pozitive të menjëhershme te qytetarët e të dyja vendeve, pasi do të ketë zvogëlim rreth 90 për qind nga kostoja aktuale e përdorimit të telefonisë në roaming.

Kryeshefi i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Kosovës (ARKEP), Kreshnik Gashi, tha se janë munduar të arrijnë më të mirën të mundshme.

“Marrëveshja Kosovë-Shqipëri, hap shumë mundësi për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, edhe nga BE na ka ardhur mesazhi që gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor do të trajtohen në pako”.

Gashi  sot gjatë një deklarimi në media bëri me dije se kanë filluar të gjitha përgatitjet me operatorët e telefonisë mobile. Gashit pret që brenda dy viteve të hiqen tarifat edhe me Bashkimit Evropian.

Kurse në deklarimet e fundit zyrtarët e  qeverisë së Kosovës kanë premtuar se heqja e roamingu mes Kosovës dhe Shqipërisë do të bëhet në muajin maj të këtij viti.

“Ne, si Kosovë, jemi gati menjëherë ta zbatojmë romingun, por besoj që edhe Tirana shumë shpejt besoj përmes vendimit të Qeverisë dhe Parlamentit do ta marr atë vendim dhe në maj nuk do të kemi problem me romingun, dhe do të zbatohet”, pati thënë ditë më parë në një deklarim për media  koordinatori kombëtar i të dy qeverive, Fatmir Limaj.

Limaj pati treguar po ashtu se  heqja e tarifave dhe shumë marrëveshje tjera të arritura më parë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, janë në rrugë të mirë të zbatimit.

E në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes për heqjen e çmimeve të shërbimeve roaming për rrjetet publike të komunikimeve të lëvizshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, të nënshkruar në Pejë më datë 26.11.2018, më datë 11 Maj 2019 në Tiranë u organizua mbledhja e përbashkët e Bordit Drejtues të ARKEP dhe Këshillit Drejtues të AKEP lidhur me procesin e reduktimit të tarifave dhe heqjes së plotë të tyre për shërbimin roaming për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë sipas kësaj marrëveshje.

Gjatë mbledhjes është diskutuar për përfitimet që do të kenë qytetarët e të dy vendeve në lidhje me reduktimin dhe heqjen e  plotë të tarifave të shërbimet roaming, e cila do të aplikohet sipas principeve të modelit të aplikuar më parë nga vendet e Bashkimit Evropian “Roam Like At Home (RLAH)”.

Në respektim të plotë të marrëveshjes ndër-shtetërore të dy palët u pajtuan që procesi i reduktimit të tarifave të fillojë nga data 15 Qershor 2019 fillimisht nëpërmjet aplikimit të modelit “RLAH+”.

Heqja e këtyre tarifave ishte sugjeruar që në vitin 2014 nga Instituti “GAP” në Kosovë, në vazhdën e marrëveshjeve të arritura asokohe mes dy shteteve, takimeve të përbashkëta ndërmjet përfaqësuesve qeveritarë dhe pas deklaratave të zyrtarëve nga të dyja vendet për thellim të bashkëpunimit ekonomik.

Në analizën e atëhershme, “think tank”-u jepte disa argumente se përse dy vendet duhet t’i hiqnin shpenzimet e “Roaming”-ut mes tyre, duke kujtuar mes të tjerash se kjo lëvizje është në përputhje me direktivat europiane dhe se një model i tillë është praktikuar mes shteteve të BE-së që nga viti 2007, kur Komisioni Europian nisi aplikimin e “eurotarifave”.

Marrëveshjet për Roaming

Kosova muajin kaluar ka firmosur në Serbi marrëveshjen rajonale mbi uljen e çmimeve të roamingut për të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në Samitin e dytë Dixhital, që është mbajtur në Beograd, përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar marrëveshjen për heqjen e çmimeve të shërbimeve roaming, që zbatohet në kuadër të telekomunikimit.

Pjesë e marrëveshjes ka qenë edhe Kosova, që është nënshkruar nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Në muajin prill të 2018 në Samitin e parë Dixhtal të mbajtur në Shkup, ishte paralajmëruar ulja e çmimeve të romingut mes vendeve të Ballkanit që ishte kërkesë e Bashkimit Evropian, si formë lehtësimi për komunikimet ndërmjet qytetarëve.

Në hapje të samitit, komisionarja evropiane për Ekonominë Dixhitale, Mariya Gabriel, tha kjo heqja e roamingut është marrëveshje e rëndësishme ekonomike dhe politike.

“Kjo është marrëveshja e juaj, ne si BE do t’iu përkrahim. Është një marrëveshje është një kapital politik dhe ekonomik. Ju mund të llogariteni tek mbështetja e jonë dhe jo është një ditë historike që duhet punuar në këtë drejtim. Agjenda evropiane dixhitale nuk është vetëm një deklaratë, por shumë se kaq. BE-ja ka ndarë mbi 30 milionë euro për këtë aspekt, përkatësisht për dixhitalimin e Ballkanit”, tha Gabriel.

Ndërsa, sekretarja e përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu, tha se kjo marrëveshje do t’i trajtoj njëjtë qytetarët e Ballkanit Perëndimor.

“Kjo agjendë dixhitale po na ndihmojmë që të integrohemi edhe pse nuk jemi pjesë e Bashkimit Evropian. Sfida jonë kryesore është dixhitale integrimi. Kjo marrëveshje që do të nënshkruhet sot është mundësi që t’i trajtoj njëjtë qytetarët e Ballkanit Perëndimor njëjtë dhe t’i lidh bizneset ndërmjet vete”, tha Bregu.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka komentuar nënshkrimin e marrëveshjes për uljen e çmimit të roamingut mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, në mesin e të cilave bënë pjesë edhe Kosova.

Bërnabiq ka deklaruar se është vështirë e pranueshme që Kosova ka nënshkruar një marrëveshje të tillë.

”Vërtetë e vështirë pranimi i nënshkrimit të marrëveshjes së roamingut, në kohën kur s’po respektohet marrëveshja e CEFTA-s, dhe Kosova ka vendosur taksën 100% ndaj mallrave serbe”, është shprehur ajo,.

Heqjen e tarifave të telekomunikimit për vendet e Ballkanit Perëndimor e ka kërkuar Bashkimi Evropian, si formë lehtësimi për komunikimet ndërmjet qytetarëve.

Kurse në muajin prill të 2018 në Samitin e parë Digjital të mbajtur në Shkup, ishte paralajmëruar ulja e çmimeve të romingut mes vendeve të Ballkanit./Monitor.al/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari