Kosova dhe Shqipëria të mësojnë nga njëra tjetra!

Kosova dhe Shqipëria të mësojnë nga njëra tjetra!

Mbledhja e djeshme e 2 qeverive, Shqipëri-Kosovë

1. Shqipëria mund të mësojë nga Kosova si zhvillohen zgjedhjet, Kosova duhet të mësojë nga Shqipëria si nuk duhen bërë zgjedhjet!

2. Shqipëria duhet të mësojë nga Kosova se si votuesit ndërrojnë 5 kryeministra/qeveri në 8 vjet, Kosova duhet të mësojë nga Shqiperia se si qeveriset vendi nga një njeri për 20 vjet!

3. Shqipëria mund të mësojë nga Kosova se si ndërrohen elitat politike dhe të rinjtë marrin drejtimin e vendit, Kosova duhet të mësojë nga Shqipëria se si drejtohet vendi ne shekullin e 21 nga elita e shekullit 20!

4. Shqipëria mund të mësojë nga Kosova se si bëhet shteti, Kosova mund të mësojë nga Shqipëria se si zhbëhet shteti!

5. Shqipëria duhet të mësojë nga Kosova që në autostradën që lidh Prishtinën nga Tirana nuk ka vendosur asnjë “tra”, Kosova duhet të mësojë nga Shqipëria se çfarë do të thotë të vendosësh tra mes shqiptarëve!

6. Shqipëria mund të mësojë nga Kosova se cila është Serbia, Kosova mund të mësojë Shqipërinë çfarë në të vërtetë janë interesat e Serbisë!

7. Shqipëria mund të mësojë nga Kosova në përdorimin e gjuhës shqipe në emërtimet e lokaleve, Kosova mund të mësojë nga Shqipëria se si mësohen gjuhët e huaja duke lexuar tabelat e dyqaneve!

8. Kosova duhet të mësojë nga Shqipëria gegnishten dhe Shqipëria duhet të mësojë nga Kosova gjuhën zyrtare!

9. Kosova dhe Shqipëria mund të mësojnë nga të tjerët se si të flasin më pak dhe të bëjnë më shumë për njëri – tjetrin!

10. Kosova dhe Shqipëria, një komb që i ndan gjuha e përbashkët dhe elitat politike!

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kozi: 29/11/2021 02:04

    Ky shkrimi I Dervishit mund te kishte disi kuptim nese do të kishte disi humor në narrative!!!!! Meqenese nuk eshte aspak humoristik apo ca me pak qesëndisesh apo shpotites ngelet thjesht nje perpjekje adoleshentare e autorit që ka mbledhur nje grumbull fjalesh që pervecse nuk besoj që bejne fort sens duket se jane te bazuara në nje premise idiote se gjoja Shqiperia, pjese e se ciles eshte edhe ky palo gjoja-gazetar, qenka shumë me e prapambetur sesa Kosova. Ky shkrim eshte pjese e nje nihilizmi e pertacie (apo mungese totale) intelektuale që bazohet në mungesen e plote te njohurive qofte për Shqiperine ashtu edhe per Kosoven….apo çdo vendi tjeter që Shqiperia krahasohet. Kjo besoj ka te beje qofte me prapambetjen e thelle kulturore dhe informative te personave si Dervishi me shoke edhe tek kompleksi I inferioritetit dhe mazokismi mental për çdo gje që eshte Shqiptare. Per me teper që individe si Dervishi, Lubonja me shoke nuk duket se arrijne te kuptojne që për shumecka ata shajne e kritikojne gjendjen në vendin Amë, ata jane në mos pjese e se keqes/llumit që gjoja kritikojne, jane padyshim pjese e problemit dhe mbeshtetesit (me apo pandergjegje) te mbajtjes se status quos.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!