Doli nga shtypi dhe u vu në qarkullim vëllimi i parë i Fjalorit të Qeverisjes 2013–2026, në të cilin janë përmbledhur fjalët, termat, sloganet, reformat, platformat, paketat, revolucionet dhe rilindjet që kanë shoqëruar popullin shqiptar gjatë këtyre 13 viteve.
Vepra përmban:
1. Rilindja/Rilindja Urbane/Rilindja Rurale
2. Shëndetësia falas
3. Ujë 24 orë
4. Pylli orbital
5. Legalizime falas
6. Taksimi i ndershëm
7. Operacioni kundër informalitetit
8. Reforma territoriale
9. Fund Paligjshmërisë
10. Nuk ka kohë për pushim
11. Reforma në Drejtësi
12. Vettingu
13. Policia që duam
14. Drejtimi duhur
15. Vetëm përpara
16. Bashkëqeverisja
17. Shqipëria që duam
18. 100 Fshatrat
19. Pakti për Universitetin
20. Këshillimi Kombëtar
21. Shteti në xhepin tënd
22. Shërbime pa sportel
23. Revolucioni digjital
24. Harta e re gjyqësore
25. Pagesa e luftës
26. Paketa e Rezistencës Sociale
27. Ballkani i Hapur
28. Satelitët Albania 1 dhe Albania 2
29. Sytë nga qielli
30. Tigri 1, Tigri 3
31. Shqipëria 2030
32. Turizem elitar
33. Paketa e Maleve
34. Paqja fiskale
35. Pasaporta BE
36. Albania Files
37. Bonusi pensionistëve
38. Diella
39. Smart city
40. Besa/Prania Besnike/Pasqyrë Albania/Degjojme hallet
P.S. "Nuk keni parë gjë akoma", është lënë jashtë botimit për arsye metodologjike. Fjalori nuk përmban "ato që nuk kemi parë..."
Gjithsej 40 fjalë e togfjalësha.
Duhet theksuar se numri i kapitujve që Shqipëria duhet të mbyllë në negociatat me Bashkimin Europian është vetëm 35!
Për kapitujt, ashtu si për kantieret punohet me ritem të lartë, dhe jemi drejt përfundimit aq më tepër që pjesën më të vështirë atë të kapitullit të fjalëve e kemi ezauruar.
Fjalori përbën një kontribut të çmuar në pasurimin e leksikut politik të shqipes.
Siç thoshte Emil Cioran: “E vetmja gjë që e ngre njeriun mbi kafshën është gjuha dhe është po gjuha ajo që shpesh e vendos atë më poshtë.”
Ndoshta Cioran nuk e kishte parasysh Fjalorin e Qeverisjes 2013–2026, por kjo është vetëm sepse nuk pati fatin të jetonte aq gjatë sa të shihte botimin e tij.
Ekspertët dhe kritikët e konsiderojne botimin edhe si një lloj Kanuni i qeverisjes moderne shqiptare. Kanuni, ai i lashti, rregullonte marrëdhëniet me nder, besë e fjalë; sot kemi Besën, Praninë Besnike, Pasqyrën dhe Dëgjimin e Halleve.
Kanuni i vjetër kërkonte që fjala e dhënë të mbahej, ndërsa Fjalori i ri mjaftohet me faktin që fjala të jepet. Në fund të fundit, siç thonë francezët, premtimet u përkasin atyre që u besojnë.
Fjalori i vjen në ndihmë qytetarëve për të kuptuar sa të lumtur janë për (bashkë)qeverisjen, administratës për të kuptuar pse është në punë, medias për ta përcjellë sa më besnikërisht te publiku dhe sidomos brezave të ardhshëm për të dalluar kufizimet e gjuhës shqipe dhe pasurinë e pafund të gjuhës se pushtetit.
Fjalori mund të përdoret gjithashtu nga studiues, gjuhëtarë, historianë dhe arkeologë, sidomos këta të fundit, kur të kërkojnë se çfarë mbeti pas fjalëve.
Në Shkodër e kanë përmbledhur prej kohësh gjithë veprën në një fjali:
Lum çfarë dëgjoj, e mjer çfarë shoh./Marrë nga Facebook i Lutfi Dervishit








Komente
Komento