Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç ka reaguar ashpër ndaj nënshkrimit të marrëveshjes, për unifikimin e misioneve diplomatike mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Ministrit i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli, nënshkruan të martën marrëveshjen për unifikimin e misioneve diplomatike dhe konsullore dhe bashkëpunimin strategjik në fushën e politikës së jashtme.
Ministri Pacolli, shkroi në Twitter se "ishte i nderuar për nënshkrimin e një marrëveshje historike të bashkëpunimit strategjik".
"Ky është një hap i madh përpara në integrimin tonë kombëtar, gjë që do të bëjë më të fortë veprimin e përbashkët global", tha Pacolli.
Edhe homologu i tij, Gent Cakaj shkroi me të njëjtat tone, duke thënë se marrëveshja “hap horizonte të reja për veprime të përbashkëta institucionale”.
Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç e dënoi nënshkrimin e kësaj marrëveshje duke e quajtur atë të “tmerrshme”.
Ajo i tha televizionit Pink, se është skandaloze që deri më tani, nuk ka asnjë reagim nga Shtetet e Bashkuara, dhe se nënshkrimi i kësaj marrëveshje me qëllim është bërë në kohën kur po zgjedheshin udhëheqësit e rinj të BE-së, pasi në këtë mënyrë nuk do të kishte reagim nga Brukseli. REL
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73.4%
-
Pak
20%
-
Nuk kam mendim
6.7%
Vota total: 541
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Delegacioni kosovar konfirmon heqjen e Kosovës nga agjenda e Komitetit Politik të KiE-së
5 Mars, 14:13
-
Tym e flakë në Kuvendin e Serbisë, analistja për Report Tv: S'kishte ndodhur që prej 32 vitesh! Beogradi i ka sytë te Rusia, jo tek Europa
5 Mars, 13:30
-
Ish-kryeministrja Ana Bërnabiç zgjidhet kryetare e Kuvendit të Serbisë
20 Mars 2024, 22:11
-
Vuçiq 'shkarkon' kryeministren serbe Ana Bërnabiç, i propozon një tjetër post: Ana ka qenë surprizë për mua
6 Mars 2024, 21:17
-
Kosova dhe Serbia shkëmbejnë akuza në KS, Osmani: Beogradi kërkon luftë, donte destabilizimin e rajonit! Bërnabiç: S’jemi përfshirë në sulmin e Banjskës
24 Tetor 2023, 08:25
-
Qëndrimi i ftohtë me Ramën, Kryeministrja e Serbisë: Nuk mund të jem e përzemërt me një njeri që kërkoi sanksione për Serbinë
16 Tetor 2023, 22:09
-
“Mos kërkoni të drejta, mjafton që nuk po ju vrasim”, deputeti Kamberi zbulon mesazhin tronditës që Brnabiç u dha shqiptarëve të Luginës së Preshevës
30 Gusht 2023, 13:59
-
Pacolli: Qytetarët po i paguajnë çdo ditë vendimet e gabuara të qeverisë në veri të Kosovës
11 Gusht 2023, 16:31
-
Bërnabiç e vlerëson si mbështetje për Kurtin letrën e ligjvënësve evropianë e amerikanë
8 Gusht 2023, 16:14
-
BE i përsërit Serbisë nevojën për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën
4 Korrik 2023, 18:56
-
Bërnabiç: Jam e gatshme të jap dorëheqjen! Mbajtja e zgjedhjeve parlamentare, zgjidhje për krizën në vend
7 Qershor 2023, 20:40
-
Kryeministrja serbe: Besueshmëria e BE-së varet nga zbatimi i Asociacionit
28 Shkurt 2023, 14:06
Shko mi ti bernarbicke karpateve nga e ke prejardhjen!Serbi greku kankrena te popullit shqiptar
Përgjigju