Shqipëria dhe Kosova ambasada të përbashkëta në botë, Pacolli: Kështu jemi më të fortë

Shqipëria dhe Kosova kanë firmosur marrëveshjen ndërministrore për bashkim të përfaqësive diplomatike e konsullore dhe për bashkëpunim strategjik në fushën e politikës së jashtme. Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj në një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministrin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli sqaroi pikat e marrëveshjes.

"Shqipëria merr përsipër edhe përfaqësimin e drejtpërdrejt dhe afirmimin pa kushte për qëndrimet zyrtare të Kosovës ku përfaqësimi i Kosovës është i pamundur. Ngritje të këshillit të përbashkët për planifikimin strategjik për politikat me rëndësi kombëtare.

E dyta është shtylla diplomatike. Jemi dakorduar për fondin e përbashkët për menaxhimin dhe ambasadat e konsullatat e përbashkëta. Nga sot do të fillojmë punën për të pasur ambasada dhe konsullata të përbashkëta në të gjithë botën.

E treta është shtylla profesionale në shërbimin diplomatit për të shkëmbyer personelin në të gjitha vendet në botë. Po e pres me padurim ardhjen e diplomatëve kosovarë në shërbimin diplomatik të Shqipërisë, por edhe të Shqipërisë që do të shkojnë të shërbejnë në qendra diplomatike të Kosovës, por edhe këmbime të stafit ministritë tonë. Do të kemi edhe një kalendar të përbashkët kulturor, por edhe konferencën e përbashkët të Diasporës. Kjo është frymë vëllazërore, por edhe domosdoshmëri" tha Gent Cakaj

Ndërsa ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli tregoi përfitimet që pret të ketë një marrëveshje e tillë. "Kosova ka nevojë për mbështetjen e Shqipërisë. Jam tejet i lumtur që firmosëm këtë marrëveshje, nga tani punojmë në interes të dy shteteve. Nuk është logjike që një kontinent si Afrika të mos jetë mbuluar. Kosova ka nevojë për këto shtete, por edhe nevoja ekonomike.

Përfaqësitë e përbashkëta rrisin eficecën dhe imazhin dhe reduktojnë kostot.  Jemi gati të veprojmë edhe sipas këshillave të Shqipërisë, së bashku do të jemi më të fortë dhe më të respektuar nga të tjerët. Kosova është dhoma tjetër e shtëpisë sonë dhe aty gjithmonë do të ketë dyer të hapura dhe duar të hapura për vëllazërit dhe motrat tona nga Shqipëria" përfundoi Behgjet Pacolli.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Assis Asso: 04/07/2019 05:22

    Di te them qe ambasada Kosovës jane me te sakte ne shërbime, se ambasada shqiptare. Ndoshta ky bashkëpunim, do mësoj ambasadat shqiptare si punohet. Ose ndoshta do i bej dhe te Kosovës si vetja e tyre. Jam shqiptare me banim ne Stamboll dhe totalisht e zhgenjuer nga shërbimet konsullore shqiptare.

    Përgjigju
  • Shimaj: 03/07/2019 00:14

    Keta duhet te rregullojne lejet e qendrimit te ndersjellta dhe shume marreveshje te tjera qe kane mbet vetem ne leter ne mes Shqiperise e Kosoves e pastaj te hiqen sikur duhen shume neper bote!!!

    Përgjigju
  • Ismet Shabani: 02/07/2019 21:19

    Të bashkëpunohet gjithsesi por, të përbashkëta nuk do isha i pajtimit. Republika e Shqipërisë me një marrëveshje të tillë do të dëmtoj së tepërmi reputacionin diplomatik në botë në përgjithësi dhe në BE në veçanti. Edhe dy Ministrat e zgjedhur në Qeverinë Shqiptare, ishte një gabim i madh që ende nuk duket të jetë i kapërdirë. Shqipëria ka njerëz shumë më të përgatitur dhe me përvoj se këta të përzgjedhurit nga Kosova! Unë jam me prejardhje nga Kosova por, gjërat duhet shikuar drejtë dhe jo sipas qejfit!

    Përgjigju
  • TONI TIRANE: 02/07/2019 18:11

    Kosova dhe Shqiperia jane dy shtete te pavarura. Secili te kete Konsullaten ahd Ambasaden e vet, pavaresisht gjuhes dhe etnise se perbashket. Edhe Gjermani dhe Austria kane gjuhen dhe etnine e perbashket por jane dy shtete me vete. Shqiperia nuk di te notoje vetem jo me te kete ne ngarkim nje shtet tjeter.

    Përgjigju
    • AGIMI FIER.: 03/07/2019 01:56

      TE BASHKEPUNOHET PSE JO,JEMI VELLEZER,JEMI NJE GJAK.BASHKIMI BEN FUQIN.PSE MENDONI QE SHQIPERIA KA NJEREZ ME TE PREGATITUR???KJO ESHTE MENDJEMADHESI.(VIRTYT I NJERIUT TE PADITUR)NJERIU I DITUR KURRE NUK E SHPREH KETE.POR ESHTE I HAPUR PARA CDO PERVOJE,DHE E DI FARE MIR SE ATJE KU STA PRET MENDJA DEL AI QE TE "JEP UJE NE SHOSH"QE KUR KEMI FILLUAR TE BEHEMI RRACISTA EDHE ME GJAKUN TONE?KOSOVA DHE SHQIPERIA MIJRA VET KA QENE NJE TOKE......DHE ISHALLA BEHET PRAPE NJE TOKE!!! HAPNI SYTE!!VENDET EVROPIANE KANE QENE NE ARMIQESI QINDRA VEJ,DHE TANI JANE BASHKUAR.PO NEVE????????????????

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë